Deri tash, ende asnjë subjekt politik s’ka aplikuar për certifikim në KQZ

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend u shpallën për datën 14 të muajit të ardhshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur me procedurat e rregullta dhe përgatitjet e nevojshme në mënyrë që në  ditën e votimit gjithçka të jetë gati. E afati për certifikim të partive politike është hapur më 8 janar dhe do të […]

E afati për certifikim të partive politike është hapur më 8 janar dhe do të mbesë i tillë deri më 16 janar. Zyrtari për Informim në KQZ, Valmir Elezi  ka deklaruar për Periskopin se deri në këto momente, ende asnjë subjekt politik s’ka aplikuar për certifikim.

‘’Deri në këto momente që po flasim, nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike’’, ka treguar Elezi për Periskopin.

‘’Subjektet politike, pra këtu përfshihen partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, mund të aplikojnë për t’u çertifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje deri më 16 janar, në orën 18:00.  Pra, deri në këtë kohë subjektet politike duhet të sjellin edhe listat e kandidatëve për deputetë’’, thekson ai.

Ndërsa nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë njoftuan se veç dy parti të reja kësaj radhe kishin aplikuar për regjistrim, e që afati për këtë proces tashmë ka përfunduar./PERISKOPI/

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria