Dëshmitari i parë në Hagë: Dy persona më dhanë çokollatë dhe më goditën boks

Dëshmitari i parë në Hagë: Dy persona më dhanë çokollatë dhe më goditën boks

Në Hagë sot duke filluar nga ora 09:30, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës, shkruan Periskopi. Dëshmitari i cili është duke dhënë dëshmi kundër ish komandantit të UÇK’së, Salih Mustafa, ka thënë se dy persona kanë ardhur drejt tij dhe se ‘që të dy kanë qenë […]

Dëshmitari i cili është duke dhënë dëshmi kundër ish komandantit të UÇK’së, Salih Mustafa, ka thënë se dy persona kanë ardhur drejt tij dhe se ‘që të dy kanë qenë me uniforma të larme siç i kanë mbajtur gjithmonë ’.

Dëshmitari i parë, identiteti i cilit është i mbrojtur ka thënë se është ndaluar në afërsi të fshatit Zllash, ku është goditur nga dy persona me armë të gjata.

I pyetur nga prokurori se cilës organizatë I përkisnin këta persona që i’u drejtuan ai u përgjigj kështu;

“Uniformën e kanë pasur. Tesha të larme siç i kanë mbajtur gjithmonë, nuk kam mundur të vërej ndonjë shenjë apo emblem”

“Para se të më fusnin në veturë ma dhanë një çokollatë, m’ka ra boks në kry edhe ma ka shti ni thes të zi në krye, ma s’kanë fol kurgjo me mu, veç me kanë thanë kena me të dhanë çokollata sa të shkojmë atje”, tha dëshmitari.

“Skam pasur si të lëviz në veturë, se kam qenë në mes. Kemi udhëtuar deri në 10 minuta dhe më kanë dërguar në një dhomë që më kanë mbajtë aty”

Seancën e kaluar Mustafa deklaroi se është i pafajshëm dhe braktisi seancën pasi sipas tij asnjë nga akuzat e lexuara nga prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith nuk ishte e vërtetë. Smith tha se të gjitha viktimat e komandant “Calit”, siç njihet Mustafa ishin shqiptarë të Kosovës./Periskopi/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik