Dëshmitari rrëfen se si ndodhi ngjarja: Kamarieri na tha “dilni jashtë se kam urdhër prej shefit”

Dëshmitari rrëfen se si ndodhi ngjarja: Kamarieri na tha “dilni jashtë se kam urdhër prej shefit”

Disa qytetarë të komunitetit rom, kanë ngritur akuza në drejtim të lokalit “Happy” në Gjakovë, për diskriminim në baza racore, duke thënë se janë larguar nga lokali pa u shërbyer për faktin e vetëm se i takojnë komunitetit RAE. Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, […]

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka thënë se ky veprim është i turpshëm dhe se lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë, sepse personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim.

Një qytetari i komunitetit RAE, i cili thotë se ishte dëshmitar kur ndodhi ngjarja, ka treguar se kishte tentuar të bisedojë me kamerierin, por që sipas tij një vendim i tillë ishte marrë nga shefi i lokalit.

“Isha vet aty ku i përzuri kamarieri. Unë tentova të flas por kamarieri më tha se se kam urdhër prej shefit. Këta djemtë në fjalë e thirrën Policinë në lidhje me këtë rast, por ata iu thanë se nuk kemi çka me ju bo” – shkroi Shpejtim Mamusha.

Në lidhje me këtë rast, Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe menaxherin e lokalit “Happy”, Flamur Ahmeti i cili ka mohuar pretendime të tilla, duke thënë se po bëhen për ta dëmtuar indirekt biznesin e tij.

“Kjo është gënjeshtër, tek ne bëhen konferencat e komuniteti, pretendimi i tillë nuk është i vërtetë asnjë grimë. Në qoftë se kanë ndonjë dëshmi, inçizimi apo diçka, ne përgjigjemi për atë punë. Nuk ka shans pasi është vendi që kemi më së shumti klientë të komuniteti rom” – deklaroi ai.

“Është gënjeshtër, totalisht gënjeshtër. I kam edhe kamerat, mundet kush dëshiron me i pa. Sot shembull patë shumë familjarë, djemë të rinj të komunitetit rae. Përkundrazi, në disa vende të tjera janë përzënë e kanë ardhur tek ne. Po më vjen keq kush e ka bo këta, e ka sulmu biznesin tonë indirekt” – vijoi ai.

“Personi që e ka postu këta, e kemi prit mirë, ka marrë një torte dhe i kemi shërbyer kafe gratis prej shpisë” – përfundoi ai.

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje