Dështoi ta kapte pozitën e asamblistit nga LVV, kush është Hasan Krasniqi që dyshohet se u arrestua

Dështoi ta kapte pozitën e asamblistit nga LVV, kush është Hasan Krasniqi që dyshohet se u arrestua

Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, dyshohet se është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhërese aktive të lëshuar nga autoritetet italiane. Krasniqi dyshohet se ka rënë në prangat e Policisë në Bullgari para disa ditësh teksa kishte marrë rrugën për pushime bashkë me familjen e tij. Deri më tash asnjë institucion s’ka kthyer […]

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Komunën e Gjakovës, Hasan Krasniqi, ishte zgjedhur në pozitën e kryeshefit në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” para dy vitesh. Hasani u zgjodh në këtë pozitë, të cilën e mbante edhe sa ishte bordi i përkohshëm i kësaj kompanie.

Ndërkohë vëllezërit e tij e kanë mohuar që Krasniqi është ndaluar, duke dhënë deklarata kontradiktore për vendndodhjen e tij. Sinjali ka kontaktuar dy vëllezërit e tij, të cilët kanë thënë se Krasniqi ndodhet jashtë vendit, por njëri u shpreh se “është në Kroaci” e tjetri tha në Bullgari.

Kurse nga KRU Gjakova janë deklaruar se kryeshefi është në pushim vjetor, teksa s’kanë dhënë informacione të tjera.

Ndryshe, Hasan Krasniqi ishte emëruar në këtë pozitë pasi fillimisht kishte dështuar të kapte pozitën e asamblistit nga radhët e Vetëvendosjes në Komunën e Gjakovës.

Kujtojmë se Krasniqi në qershor të vitit të kaluar ka qenë i përfshirë në një përleshje me një fqinj të tij. Nga kjo rrahje përveç Krasniqit, e kishte pësuar edhe gruaja e tij, gjatë tentativës për të ndërhyrë në mes të tyre.

Gazeta Sinjali pati publikuar pamje ekskluzive nga ky rast, ku shihet se Krasniqi dhe i dyshuari tjetër Besnik Sharani, janë rrahur me njëri-tjetrin, por vetëm ky i fundit kishte përfunduar në ndalim policor.

Të ngjashme
Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit