Dështon sërish konstituimi i Kuvendit/ Dehari e hedh në votim komisionin për votim të fshehtë

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit/ Dehari e hedh në votim komisionin për votim të fshehtë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 41-tën herë me radhë që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi sërish në votim komisionin për votim të fshehtë, i cili prapë dështoi të themelohet. Nga 99 deputetë sa ishin prezentë 54 votuan […]

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 41-tën herë me radhë që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi sërish në votim komisionin për votim të fshehtë, i cili prapë dështoi të themelohet.

Nga 99 deputetë sa ishin prezentë 54 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për këtë komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

Përfaqësues të këtyre partive dolën në foltore, duke i kërkuar kryesuesit që të mos e shkelë Kushtetutën. Megjithatë, atyre iu ndal mikrofoni për shkak se nuk dhanë emra për anëtarë të komisionit.

Dështimi i radhës erdhi pas takimeve që mbajti dje dhe sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me krerët e partive me synimin që të dilet nga kriza institucionale.

Osmani tha se dje u ka bërë thirrje liderëve që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor” të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit.

Sidoqoftë, këto takime nuk dhanë rezultat sot.

Para seancës së sotme sërish pati protestë nga përfaqësues të shoqërisë civile me thirrjet për dalje nga ngërçi.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga partitë politike që “të gjejnë një zgjidhje, që të bëjnë kompromis”.

Ai tha se shpresojnë që do të ketë reflektim dhe që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari “të mos vazhdojë me shkeljen e Kushtetutës”.

Më 26 qershor Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykim përmes së cilit obligoi deputetët e Kuvendit që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje insiston se Kushtetuesja nuk e ka hedhur poshtë formën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa partitë tjera thonë se në aktgjykim thuhet qartë se kryeparlamentari duhet të zgjidhet sipas praktikave të deritanishme me votim të hapur./Periskopi/

Tentativa e 41-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

 

Të ngjashme
Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin