Detaje nga deklarata e Brendona Mujajt në aksionin e Krimeve Ekonomike

Detaje nga deklarata e Brendona Mujajt në aksionin e Krimeve Ekonomike

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht detaje nga deklarata e dhënë nga Brendona Mujaj, njëra nga personat e përfshirë në aksionin e gjerë të Krimeve Ekonomike që lidhet me dyshimet për keqpërdorime financiare në sektorin e sigurimeve. Sipas burimeve Mujaj ka deklaruar para hetuesve se ushtron profesionin e psikologes dhe është e punësuar në një institucion […]

Sipas burimeve Mujaj ka deklaruar para hetuesve se ushtron profesionin e psikologes dhe është e punësuar në një institucion privat, duke theksuar se gjendja e saj financiare është e dobët dhe se të ardhurat mujore i ka rreth 450 euro. Ajo ka pohuar se nuk ka pasur ndonjë procedurë tjetër penale në të kaluarën dhe se nuk ka qenë e përfshirë më herët në raste të ngjashme.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë deklarimit, ajo është pyetur në mënyrë specifike lidhur me transfere financiare të realizuara gjatë vitit 2023, në vlerë të përgjithshme rreth 18 mijë euro, të cilat dyshohet se kanë kaluar përmes një llogarie të lidhur me Byronë Kosovare të Sigurimeve. Hetuesit kanë kërkuar sqarime për qëllimin e këtyre transfereve dhe për mënyrën se si janë shpenzuar këto mjete.

Po ashtu, Sinjali mëson se Mujaj ka deklaruar se nuk ka qenë palë e dëmtuar në ndonjë aksident trafiku gjatë vitit 2023 dhe se nuk ka paraqitur kërkesa për kompensim financiar, çështje që po trajtohet si pjesë e verifikimeve financiare në këtë rast.

Hetimet në këtë aksion janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet po analizojnë dokumentacionin financiar, lëvizjet bankare dhe rolin e secilit person të përfshirë. Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se priten edhe veprime të tjera procedurale në ditët në vijim.

Të ngjashme
E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje që nga viti 2022

Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje që nga viti 2022

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Kthehet Anthony Joshua, mposht Kristian Prengën në raundin e dytë

Kthehet Anthony Joshua, mposht Kristian Prengën në raundin e dytë

Momenti kur Anthony Joshua e nokautoi Kristian Prengën në raundin e dytë

Momenti kur Anthony Joshua e nokautoi Kristian Prengën në raundin e dytë

Makina hyn në turmën e njerëzve në Berlin, nuk dihet numri i të lënduarve

Makina hyn në turmën e njerëzve në Berlin, nuk dihet numri i të lënduarve

Të shtëna me armë zjarri në Laç të Shqipërisë, plagoset 22-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç të Shqipërisë, plagoset 22-vjeçari