Detaje: Shtatë persona të lënduar nga aksidenti tragjik në Vushtrri, shkaktar pakujdesia e shoferit

Policia e Kosovës ka jap detaje rreth aksidentit tragjik që ka ndodhur në Vushtrri, ku ka mbetur i vdekur shoferi dhe kanë mbetur të lënduar 7 persona, shkruan Periskopi. “Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me […]
“Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tragjike në Vushtrri: Aksidentohet autobusi, vdes shoferi- disa nxënës të lënduar
Njoftimi i plotë:
Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 08:00, i shkaktuar në rrugën lokale në fshatin Galicë të Vushtrrisë.
Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar se ka humbur jetën shoferi i automjetit viktima H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë (7) pasagjeret që ndodheshin në automjet.
Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore












