Detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e 22 vjeçarit në pompë derivatesh – shkon në 24 numri i të vdekurve në vend pune

Detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e 22 vjeçarit në pompë derivatesh – shkon në 24 numri i të vdekurve në vend pune

Krenar Jemini, 22-vjeçar, nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës, para dy ditësh ka gjetur vdekjen si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës. Ai ka ndërruar jetë duke punuar të dielën në kompaninë “Lab-Oil”, njëra ndër kompanitë lidere në vend për importim të derivateve të naftës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore […]

Krenar Jemini, 22-vjeçar, nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës, para dy ditësh ka gjetur vdekjen si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës. Ai ka ndërruar jetë duke punuar të dielën në kompaninë “Lab-Oil”, njëra ndër kompanitë lidere në vend për importim të derivateve të naftës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, ka thënë për “Zërin” se rasti i vdekjes së të riut nga Suhareka është cilësuar si i dyshimtë.

“Sipas informatave, makina rastësisht e ka kapur personin dhe ia ka shkaktuar vdekjen. Prokuroria e ka marrë rastin si të dyshimtë derisa rasti të vërtetohet”, ka thënë ai.

Ndërsa mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Avdush Bajgora, ka thënë për gazetën se 22-vjeçari ishte sjellë në Emergjencë pa shenje jete dhe se ata vetëm e kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Në lidhje me vdekjen e Jeminit ka dhënë detaje edhe kompania “Lab-Oil”, e cila e ka konsideruar rastin si aksidental.

“Kompania ‘Lab-Oil’ nga Prishtina njofton opinionin publik se më datën 24.02.2019 në fabrikën e “Petrokoksit”, që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë – Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997). I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse”, është thënë në një komunikatë për medie.

22-vjeçari Krenar Jemini është personi i 24-të i cili që nga viti i kaluar e deri më tani ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës.

 

Të ngjashme
Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje