Detaje të reja për aksidentin tragjik në Merdare

Sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Merdare, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar. Sipas zëdhënës së policisë për rajonin e Prishtinës, aksidenti ka ndodhur në rrugën 02:00 dhe kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit […]
Sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Merdare, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar.
Sipas zëdhënës së policisë për rajonin e Prishtinës, aksidenti ka ndodhur në rrugën 02:00 dhe kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit pasat me targa gjermane dhe vetura Audi 80, me targa të Republikës së Kosovës.
“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar në të persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për 39 vjeçarin me inicialet B.S”, ka thënë ajo.












