Detaje të reja: Raportohet se rreshteri Lika e kishte arrestuar njërin nga të dyshuarit për përhapje të urrejtjes fetare

Detaje të reja: Raportohet se rreshteri Lika e kishte arrestuar njërin nga të dyshuarit për përhapje të urrejtjes fetare

Në fund të vitit 2023, rreshteri Muhamed Lika e kishte arrestuar për përhapje të propagandës ekstremiste fetare Haki Belën, një nga të dyshuarit për planifikimin, organizimin dhe vrasjen e tij, raporton Paparaci,transmeton Periskopi. Haki Bela, dje është ndaluar bashkë me gjashtë të tjerë dhe dyshohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje. Dy ngjarje të njëpasnjëshme […]

Haki Bela, dje është ndaluar bashkë me gjashtë të tjerë dhe dyshohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Dy ngjarje të njëpasnjëshme në fundin e vitit 2023 dyshohet se ndërlidhen me motivin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.

“Bravo, ik”: Krejt çka dihet për vrajsen e rreshterit Muhamed Lika dhe arrestimit të 7 personave nga aksioni i madh në Kaçanik

Ngjarjet lidhen me veprimtari fetare me prirje ekstremiste. Kishin ndodhur në Kaçanik dhe Han të Elezit.

Afishe që përhapin propagandë kundër festimit të Vitit të Ri ishin vendosur në hapësirat publike të Kaçanikut në javën e fundit të dhjetorit, 2023.

Kishte pasuar djegia e bredhit të Vitit të Ri në qendër të Hanit të Elezit, disa ditë më vonë. Incidenti kishte ndodhur mëngjesin e 28 dhjetorit.

Dy persona ishin arrestuar për përhapje të urrejtjes, përçarjes dhe modurimit mes grupeve të ndryshme.

Njëri prej të arrestuarve, Haki Bela, është arrestuar sërish të hënën më 21 prill nën dyshimin për pjëmarrje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Motivi i vrasjes së rreshterit Lika ndërlidhet me dy ngjarjet e dhjetorit, 2023, i kanë thënë Paparacit burime brenda organeve të hetuesisë.

Paparaci përmes burime raporton se Lika ka qenë në kryerje të detyrës së tij zyrtare kur një patrullë policore kishte zbatuar një urdhëresë të gjykatës për arrestimin e Haki Belës për rastin e pamfleteve me propagandë ekstremiste fetare.

Këtë pistë është duke e hetuar në fazën aktuale të hetimeve edhe Prokuroria e Shtetit.

Pamjet e djegies së bredhit të Vitit të Ri/ Dhjetor, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se rreshteri Lika “ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste”.

Derisa po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në konferencën për media në Ferizaj të hënën, Hoxha përmendi dy raste: pamfletet e dhjetorit të vitit 2023 dhe djegien e Gjykatës Themelore në Kaçanik më 2024.

“Rreshteri ynë ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste dhe pastaj ka punuar në mbështetje të hetimeve të Policisë për zbardhjen e rasteve të mëhershme. Do të thotë, këta janë persona të dyshimtë të cilët kanë qenë më herët të arrestuar për pamfletet dhe djegien e Gjykatës”, tha Hoxha.

Bredhi i Vitit të Ri i vendosur nga autoritetet publike në qendër të Hanit të Elezit në fundin e vitit 2023, ishte djegur në orët e para të mëngjesit të 28 dhjetorit.

Paraprakisht, afishe me prirje ekstremiste fetare kundër festimit të festave të fundvitit ishin vendosur atë javë në Kaçanik.

Rastet dyshohet kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën. Nuk është konfirmuar ende nëse ka pasur një rast të hapur për djegien e bredhit. Paparaci, e ka pyetur sot për këtë çështje Prokurorinë Themelore në Ferizaj, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Dy ditë para djegies së bredhit të Vitit të Ri në Han të Elezit, dy persona ishin arrestuar në Kaçanik në dy lokacione.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet ishin raportuar veçmas.

Njëri nga të dyshuarit për afishet ishte arrestuar rreth orës 11:00, ndërsa tjetri rreth orës 18:30, bazuar në raportin policor.

Afishet, siç kishte raportuar Paparaci më 28 dhjetor të vitit 2023, ishin vendosur në disa hapësira të qytetit, duke mos i kursyer as shenjat e komunikacionit.

“Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo-muslimanëve”, ishte mesazhi i përhapur përmes pamfleteve.

Rasti është cilësuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika

Të ngjashme
Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit