Dha deklaratë të rrejshme: Faruk Mujka shkeli ligjin kur u emërua Kryshef në ‘Ibër Lepenc’

Dha deklaratë të rrejshme: Faruk Mujka shkeli ligjin kur u emërua Kryshef në ‘Ibër Lepenc’

Ndërmarrja Publike Qendrore NH “Ibër-Lepenc” Sh. A – është kapur nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje. Ish kreu i kësaj partie në Mitrovicë, Faruk Mujka  tashmë është emëruar Kryeshef Ekzekutiv. Por, problem më i madh se sa e kaluara i tij politike është mënyra se si është përzgjedhur ai. Periskopi ka gjetur se në këtë […]

Ndërmarrja Publike Qendrore NH “Ibër-Lepenc” Sh. A – është kapur nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje. Ish kreu i kësaj partie në Mitrovicë, Faruk Mujka  tashmë është emëruar Kryeshef Ekzekutiv. Por, problem më i madh se sa e kaluara i tij politike është mënyra se si është përzgjedhur ai. Periskopi ka gjetur se në këtë rast është shkelur ligji.

Për çudi, i pari u tërhoq kur mësoi se kishte pikë më së shumti. Mujka ishte renditur i dyti, respektivisht më pikë të njëjta më të tretin, por arriti të kalojë i pari. Bordi i drejtorëve nuk e anuloi procesin, por e anashkaloi personin që ishte më pikë të njëjtat më të dhe e vuri Mujkën në krye të Ndërmarrjes.

Por, para se të behej selektimi, të gjithë garuesit i ishin nënshkruar kritereve që kishte vendosur Bordi i “Ibër Lepencit”.

Në mesin e disa kritereve, pashmangshëm ata është dashur që të plotësojnë edhe një deklaratë nën betim, për të treguar se janë persona të përshtatshëm për atë pozitë.

Bazuar në tekstin e përmbajtës, Periskopi ka gjetur se në plotësimin e këtij formulari, Mujka ka bërë deklaratë të rreme.

Kjo deklaratë në përmbajtjen e sajë e ka pasur edhe pjesën e tekstit: “Unë i nënshkruari N/N. solemnisht deklaroj se me shkrimin e kësaj Deklarate betohen se I plotësoj kushtet për emërimin në pozitën Kryshef Ekzutiv

Pika 17.2 thotë se një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar I përzgjedhur publik (ii) i emëruar politik ose ( ii) bartës I një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, thuhet pos tjerash në këtë nen të Deklaratës nën Betim të cilin e posedon Periskopi, dhe të cilën e ka plotësuar njëri nga kandidatët, por që ka qenë më përmbajtje të njëjte për të gjithë kandidatët.

Pra, siç shihet, Mujka ka shkelur dy pikat e deklaratës (ii) dhe pikën (iii).

Kjo pasi, ai deri në fund të vitit 2021 ka qenë kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë dhe po deri në fund të vitit të kaluar ka qenë i emëruar politik, si nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

Periskopi më një kërkesë zyrtare i është drejtuar edhe bordit të drejtorëve të ndërmarrjes për të pasur qasje në deklaratën nën betim të Mujkës, por ata nuk kanë dashur ta dërgojnë atë.

Madje, nuk janë përgjigjur as në pyetjen nëse kanë shkuar një përgjigje nga Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike që është në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, nëse në ketë rast mund të ketë shkelje.

Në një situatë krejt të njëjte më Mujken ishte gjendur edhe Blerand Stavileci i PDK-së në vitin 2018.

“Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjeve publike të Kosovës duhet të jetë i pavarur, ashtu siç kërkohet edhe për anëtarët e tjerë të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjeve publike. Pra, asnjë person që në 36 muajt e fundit ka pasur poste politike në institucione apo në parti politike nuk mund të zgjedhet në krye të menaxhmentit të një ndërmarrje publike”

Ky ka qenë interpretimi që kishte dhënë Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) dhe Zyra e Kryeministrit (ZKM) për kandidatët për Drejtor Menaxhues të KEK-ut që kanë pasur të kaluar politike pas kërkesës për interpretim ligjor që kishte bërë Bordi i KEK-ut me datën 12 shtator 2018.

Ky interpretim ishte kërkuar për të qartësuar kandidaturën e Blerand Stavilecit, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Ish-kreu i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër – Lepenc”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mujka përmes një postimi në Facebook, ku thekson se atë e zgjodhi Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e së enjtes së kaluar.

Mujka aty shkruante se do ta niste detyrën që nga nesër (pra të premten), megjithatë, vendimi e thotë prej  datës 6 dhjetor 2022.

“Vend ideal për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve. Falënderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më kanë besuar, përkrahur dhe mbështetur gjatë këtyre viteve nga sfida në sfidë”, ka shkruar Mujka.

Në dokumentin e Bordit të Drejtorëve: “Rezultat nga intervistimi për pozitën Kryeshef Ekzutiv”, i datës 24 nëntor 2022, shihet se Mujka ka qenë i dyti me pikë në listë.

“Bordi i Drejtorëve me Bajram Mustafa -kryesues i Bordit /paneli dhe anëtarët Violeta Hoxha, Avdullah Nishori, Muzafer Luma, Valmira Latifi dhe Denis Dautaj ka mabjtur intervistat për pozitën Kryshef Ekzutiv i NHE “Ibër Lepenc” më datë 10, 11 dhe 14 nëntor 2022. Nga 27 kandidatët e ftuar për intervistim, para panelit janë paraqitur 25 kandidatë.

Kandidatët me poentim mesatar më të lartë janë:

  1. Luan Hoti, 65 pikë
  2. Faruk Mujka, 60 pikë
  3. Xhavit Buzhala, 60 pikë
  4. Vigan Syla, 59 pikë
  5. Bashkim Halabuku, 58 pikë”

Por, për çudi në momentin që Hoti ka marr vesh se ka dalë fitues, është tërhequr nga gara. Duke qenë në garë në kushte të barabarta Mujka e Buzhala, Bordi si më të barabartë e ka vlerësuar ish kreun e VV-së në Mitrovicë. Për këtë Bordi ka dhënë një shpjegime ditë më parë për Periskopin.

“Fillimisht ju njoftojmë se është hera e parë në historinë e ndërmarrjes që në një konkurs të aplikojnë 40 kandidatë, nga të cilët kushtet për tu intervistuar i kanë plotësuar 27, prej të cilëve 25 janë intervistuar ndërsa dy prej tyre nuk ju kanë përgjigjë ftesës për intervistim. Kandidatëve së paku një javë me heret ju kemi dërguar modelin britanik, respektivisht skenarin e intervistës me fushat e kompetencës dhe strategjinë e zgjidhjes së sfidave që kandidatët do të ballafaqohen në udhëheqjen e ndërmarrjes nëse ata do të zgjidhen”, ka thënë për Periskopin, Muzafer Luma, anëtar i Bordit të Drejtorëve të “Ibër Lepencit”.

Tutje ai ka thënë se, “Kandidati me mesataren më të madhe të pikëve të fituara nga paneli respektivisht me 65 pikë, doli të jetë ztr. Luan Hoti, ndërsa dy kandidatët me pikë të njëjta me 60-të ztr. Faruk Mujka dhe Xhavit Buzhala pastaj me 59 pikë,  ztr. Vigan Syla dhe 58 pikë ztr.Bashkim Halabaku. Pas publikimit të rezultateve, ztr. Luan Hoti  njoftoi bordin se për shakqe personale tërhiqet nga procesi në vazhdim për zgjedhejn e Kryeshefit Ekzekutiv. Pas tërheqjes së ztr. Hotit, bordi kaloi te kandidati i radhës me më së shumti pikë. Se ka qenë procesi mjaft transparent, profesional dhe i pa anshëm, tregon fakti se dy kadidatët me radhë, respektivisht i dyti dhe i treti dolën të kenë pikë të barabarta, pra ztr. Faruk Mujka dhe ztr.Xhavit Buzhala”.

Duke qenë më pikë barbartë, Luma ka listuar arsyet që Bordi u përcaktua për Mujkën:

“(i)  Aspekti i përgatitjes profesionale. Ztr. Mujka me profesion është inxhinier në krahasim me kandidatin tjetër, për faktin se fushëveprimtaria e ndërmarrjes ka të bëjë kryesiht me domenin inxhinierik.

(ii) Aspekti regjional. Ztr. Mujka vjen nga regjioni i Mitrovicës dhe aseti kryesor i ndërmarrjes është në këtë pjesë, respektivisht liqeni i Ujmanit nga uji i të cilit gjenerojmë rrymë, shesim ujë të papërpunuar dhe ofrojmë bujqëve ujin për ujitje.

(iii) Aspekti komunikativ dhe institucional. Ztr. Muja ka ushtuar detyra të rëndësishme institucionale nga të cilat krijuar  një përvojë komunikuese institucionale edhe me institucionet që do të bashkëpunohet në pjesën veriore ku gjenden asetet dhe një pjesë e konsiderueshme e punonjësve”.

Por, siç shihet ky është veç një arsyetim i Bordit ngase në konkurs në kushte të barabarta është kërkuar edhe shkollimi që ka kryer kandidati Buzhala, dhe ky i fundit ka përvojë menaxheriale më shumë se Mujka.

Tek arsyetimi (i), Bordi nuk ka pasur të drejtë ngase regjioni nga vinë kandidatët as që duhet të merret në konsideratë, ngase të dy kandidatët janë më banim të përhershëm në Kosovë, ani pse Mujka vjen nga Mitrovica.

Luan Hoti, kandidati që sot do të ishte KE në “Iber Lepenc’, por që është tërhequr më pas, ishte emëruar Kryeshef i “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë në janar të vitit 2019, dhe ishte shkarkuar më pas nga Bordi në tetor të të njëjtit vit. Periskopi nuk ka mundur të marrë një përgjigje nga Hoti gjatë ditës së sotme për të mësuar më shumë rreth largimit të tij, pasi ka mësuar se ishte fitues. Por, mbetet të shihet nëse kjo ka qenë ndonjë kalkulim i tij më pushtetin qendror, në mënyrë që ai të transferohet në ndonjë pozitë tjetër dhe të lëshoi pe për Mujkën.

Duhet theksuar se ka qenë Lëvizja Vetëvendosje që me diskursin e saj ka denoncuar emërimet e personave politik në krye të bordeve, ndërsa e quante edhe kapje të shtetit. Mirëpo me të ardhur në pushtet po vepron ndryshe nga se kishte premtuar në opozitë, duke rezervuar postet e kryeshfave të Ndërmarrjeve për anëtar të partisë apo edhe familjarë të pushtetarëve.

NH “Ibër-Lepenc” Sh. A. me seli në Prishtinë është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.

N.P.H ,,Ibër-Lepenc” është themeluar me Vendimin e Kuvendit të Kosovës me 28 Shkurt 1967, me seli në Prishtinë.

Ndërmarrja është konstituar në vitin 1986 si Ndërmarrje shoqërore me qëllim të operimit dhe mirëmbajtjes të infrastrukturës të këtij sistemi shumfunksional.

Ndërtimi i këtij sistemi është paraparë të bëhet në dy faza:

IBRI ( ka përfunduar në vitin 1986 )

LEPENCI (nuk është realizuar)

Ndërkaq kjo Ndërmarrje që nga pas lufta  është transformuar në Ndërmarrje Publike N.H.,,Ibër-Lepenc” nga UNMIK-u.

Pas Korporatizimit të Ndërrmarjes, më 01/01/2008, Ndërmarrja është shëndërruar në Ndërrmarje Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. a.

Ndërmarrja është Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Kosovës. /Periksopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?