Dhjetor apo shkurt, opsionet për zgjedhje të jashtëzakonshme

Dhjetor apo shkurt, opsionet për zgjedhje të jashtëzakonshme

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re, skenari më i mundshëm për vendin mbetet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas seancës së Kuvendit, deklaroi se partia që ai drejton nuk do të pranojë mandatin për formimin […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas seancës së Kuvendit, deklaroi se partia që ai drejton nuk do të pranojë mandatin për formimin e qeverisë, duke theksuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk do të pranojë mandatin për formimin e qeverisë. Pa vonesë duhet të konsumohen procedurat në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje,” tha Krasniqi.

Për të njëjtin opsion është shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili në seancë deklaroi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Deputeti Nenad Rashiq, në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Rashiq shtoi se nëse skenari i zgjedhjeve bëhet i pashmangshëm, ato mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm. “Ka dy variante – ose deri në mesin e dhjetorit, ose në fillim të shkurtit. Por, më realja është që zgjedhjet të organizohen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit”, tha ai

Ndërkaq, juristi Ardian Bajraktari në një deklaratë për RTV Dukagjini ka theksuar se, nga aspekti kushtetues dhe procedural, afati më i mundshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare do të ishte mesi i dhjetorit./Periskopi/

https://www.periskopi.com/osmani-do-ti-ftoje-partite-per-konsultime-brenda-afatit-kushtetues/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve