Dikur i besonte plotësisht, Vjosa Osmani tash thotë se Martin Berishaj është mirë të largohet

Dikur i besonte plotësisht, Vjosa Osmani tash thotë se Martin Berishaj është mirë të largohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur fillimisht besim të plotë në ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas përmendjes së tij në një raport të një mediumi slloven për përfshirje në një skandal financiar. Gjatë një konference për media me presidentin e Lituanisë, Eglis Levits, në vitin 2022 Osmani theksoi se akuzat ndaj […]

Gjatë një konference për media me presidentin e Lituanisë, Eglis Levits, në vitin 2022 Osmani theksoi se akuzat ndaj Berishajt nuk ishin konfirmuar nga organet e drejtësisë dhe se ambasadori kishte mohuar të gjitha akuzat, duke planifikuar të ndiqte të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur reputacionin e tij.

Presidentja citonte presidentin amerikan Joe Biden, duke nënkuptuar se akuzat ishin dezinformata: “Siç ka thënë presidenti Biden, rreziku më i madh për demokracinë tonë nuk janë vetëm tanket, por edhe dezinformatat.”

Ajo thoshte se priste që çdo publikim të konfirmohej nga organet e drejtësisë dhe se, nëse nuk konfirmohet, do të veprohet sipas vendimeve të marrë.

“Si presidente pres që çdo gjë që publikohet të konfirmohet, dhe nëse nuk konfirmohen ne procedojmë ashtu si i kemi marrë vendimet tona dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës sonë kur mohon akuza të tilla”, kishte deklaruar Osmani.

Megjithatë, pas këtyre zhvillimeve, Osmani ka ndryshuar qëndrim.

Në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ajo ka thënë se do të ishte më mirë për shërbimin e jashtëm të Kosovës që Martin Berishaj të largohej nga pozita e tij si ambasador në Kroaci, derisa të përfundojnë hetimet.

Presidentja sqaroi se nuk ka kompetencë të shkarkojë ambasadorin direkt, por sugjeroi që Berishaj të dorëhiqej për të mbrojtur imazhin e politikës së jashtme të Kosovës.

“Nuk kam pasur komunikim me të, nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit (në Kroaci). Sepse kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë sepse e kam pasur stafin tim, dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës. . Është mirë të largohet. Unë dua që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë në krye në vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheq vet. Në takime të përbashkët që i kemi bë, kryesisht Ministrisë së Jashtme”.

Sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku paratë e dërguara nga një kompani serbe transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Të ngjashme
REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”