Dita e katërt e luftës Izrael-Hamas: 10 gjërat që duhet t’i dini deri tani

Lufta mes Izraelit dhe grupit terrorist Hamas, ka hyrë në ditën e katërt. Më poshtë, Periskopi sjell një përmbledhje të përkthyer nga The Guardian, lidhur me krejt çka dihet deri tani rreth luftës: 1.Hamasi thotë se është i përgatitur për ‘luftë të gjatë me Izraelin’. Një anëtar i grupit terrorist, Ali Barakeh, i tha […]
Lufta mes Izraelit dhe grupit terrorist Hamas, ka hyrë në ditën e katërt.
Më poshtë, Periskopi sjell një përmbledhje të përkthyer nga The Guardian, lidhur me krejt çka dihet deri tani rreth luftës:
1.Hamasi thotë se është i përgatitur për ‘luftë të gjatë me Izraelin’. Një anëtar i grupit terrorist, Ali Barakeh, i tha Associated Press se ‘Hamasi ka një arsenal të tërë raketash e armësh të tjera, që është përgatitur për këtë luftë’.
Barakeh i ka thënë AP-së, se edhe ‘vetë Hamasi ishte i befasuar me pamundësinë e Izraelit për ta paralandaluar sulmin’. “Ne kishim planifikuar vetëm të merrnim disa pengje dhe t’i shkëmbenim ato. Por ushtria e tyre qenka një ‘tigër prej letre’.
2.Sulmet e Izraelit në Gaza, kanë pasur cak deri tani 790 njësi banimi si dhe kanë dëmtuar mbi 5,000 ndërtesa të tjera, thotë Zyra për Koordinim Humanitar në kuadër të OKB-së. Si pasojë e dëmeve të shkaktuara, besohet se mbi 400,000 njerëz kanë mbetur pa ujë.
3.Izraeli ka rimarrë kontrollin e kufirit më Gazën. Sipas autoriteteve izraelite, në kufi me Gazën nuk ka më asnjë militant të Hamasit.
4.Forca e Mbrojtjes Izraelite, ka njoftuar se më shumë se 200 caqe janë sulmuar në Gaza gjatë natës. “Në orët e fundit, Forca e Mbrojtjes Izraelite, ka sulmuar mbi 200 caqe me aeroplanë ushtarakë në Rripin e Gazës’, thanë nga ky institucion ushtarak izraelit.
5.Ushtria izraelite ka njoftuar se do t’i informojë më shumë se 100 familje, se anëtarë të tyre janë marrë si pengje. Kështu ka raportuar ‘Times of Israel’, duke thënë se familjarët do të njoftohen zyrtarisht se ‘më të dashurit e tyre po mbahen pengje në Gaza’.
6.Lideri i mazhorancës në Senatin Amerikan, Chuck Schumer, ka kritikuar Pekinin lidhur me reagimin ndaj konfliktit Izrael-Hamas. Ai i ka bërë thirrje presidentit kinez Xi Jipning, që ‘të dëshmojë më shumë përkrahje për Izraelin’.
7.Tre austriakë, raportohet se janë në mesin e viktimave të Hamasit. Ministria e jashtme austriake, nuk ka mundur ende t’i konfirmojë këto informacione.
8.Shtetet e Bashkuara kanë filluar ndihmën me municin për Izraelin. Kështu ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë të hënën.
9.Numri i të vrarëve palestinezë, deri tani është mbi 680.
10.Numri i të vrarëve izraelitë është deri tani, më shumë se 900./The Guardian/Periskopi/












