DITA E PESTË: 10 gjërat që duhet t’i dini deri tani rreth luftës Izrael – Hamas

Luftime të ashpra dhe ofenzivë masive e Izraelit po vazhdon në Rripin e Gazës. Këto janë 10 gjërat që duhet t’i dini në ditën e pestë të luftës Izrael – Hamas, përmbledh The Guardian dhe sjell në shqip Periskopi: 1.Raportohet për masakër në Kfar Aza të Izraelit. Gazetarë të BBC dhe NY Times, janë lejuar […]
Luftime të ashpra dhe ofenzivë masive e Izraelit po vazhdon në Rripin e Gazës. Këto janë 10 gjërat që duhet t’i dini në ditën e pestë të luftës Izrael – Hamas, përmbledh The Guardian dhe sjell në shqip Periskopi:
1.Raportohet për masakër në Kfar Aza të Izraelit. Gazetarë të BBC dhe NY Times, janë lejuar të vizitojnë këtë vend në Gaza ku raportohet për masakër të tmerrshme nga Hamasit. Në mesin e viktimave të masakruara, ka edhë fëmijë.
2.Të paktën 30 persona janë vrarë gjatë natës në Rripin e Gazës, kanë thënë zyrtarë të Hamasit.
3.Forca e Mbrojtjes Izraelite, ka thënë se ka goditur dhjetëra caqe në Gaza, përfshirë edhe 80 vende në qytetin Geit Hanon.
4.Më shumë se 260,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës, si pasojë e bombardimeve të ashpra të Izraelit, në misionin e tij për ‘t’u siguruar se Hamasi po merr fund’.
5.Të paktën 1,200 izraelitë raportohet se janë vrarë deri tani.
6.Të paktën 900 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës deri tani. Guardian raporton se në mesin e tyre janë 260 fëmijë dhe 230 gra.
7.Një ekip i Kombeve të Bashkuara në Palestinë, e ka përshkruar situatën në Rripin e Gazës ‘asgjë më pak sesa gjenocid’.
8.Ministri i mbrojtjes izraelite, Yoavv Galland, ka thënë se ‘ushtarët izraelitë do të hyjnë edhe si këmbësori’ në Rripin e Gazës.
9.Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar me Izraelin dhe Egjiptin idenë e një korridori të sigurtë për civilët në Gaza. Aktualisht, nuk ka asnjë mundësi që civilët ta lënë Gazën.
10.Në një telefonatë me presidentin amerikan Joe Biden, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e ka përshkruar Hamasin ‘si shumë më të keq se ISIS’./The Guardian/Periskopi/












