Djali i dëshmorit ankohet për konkursin e KEK-ut: U punësuan familjarë të zyrtarëve e Bordit

Djali i dëshmorit ankohet për konkursin e KEK-ut: U punësuan familjarë të zyrtarëve e Bordit

Patriot Brahimi, djali i dëshmorit Halim Brahimi është deklaruar pasi nuk arriti që të sigurojë një vend pune në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Ai në emisionin “Frontal” në T7 tha se testin me shkrim e ka dhënë 70%. Brahimi theksoi se ka poseduar edhe certifikata që kanë dëshmuar se ai ka përvojë për atë […]

Ai në emisionin “Frontal” në T7 tha se testin me shkrim e ka dhënë 70%.

Brahimi theksoi se ka poseduar edhe certifikata që kanë dëshmuar se ai ka përvojë për atë punë.

“Unë kam besuar sepse e kam pasur testin 70% dhe logjikisht nuk mundet me ndodhë që në intervistën me gojë tme dal më i dobët se në test, sepse në test është vet një farë frike. Thjesht kemi folur dhe e kemi thënë qatë që e dinim. Kam pasur shpresa që ka me u pranu, duke u bazuar që kam pasur hapësirë me u pranu. I kam pasur edhe disa certifikata që dëshmojnë se kam kryer trajnime për siguri, për zjarrfikës”, ka thënë ai.

Më tutje, ai tha se ka pasur gjithmonë dëshirë që të bëhet zjarrfikës dhe t’i ndihmojë të tjerët.

“Kam aplikuar për zjarrfikës. Nuk kam kërkuar asnjë post, as drejtor, as s’kam lyp asnjë gjë. Kam qeft ë them të drejtën ta rrezikojë jetën time duke e shpëtuar dikë. Vet jam i lindur qashtu dhe e kam zgjedh profesionin e zjarrfikësit”, tha ai.

Djali i dëshmorit deklaroi se pyetej në test ishin logjike dhe se përgjigjet e tyre i ka ditur.

Sipas Brahimit në konkursin e KEK-ut janë pranuar ata që kanë pasur lidhje familjare e partiake.

“Këto teste siç e keni parë i kanë kaluar familjarët e zyrtarëve të KEK-ut, komisonerëve, bordit të rrethit qaty, të drejtorëve të auditimit, krejt janë qata”, deklaroi ai.

Ai përmendi edhe disa emra.

“Për shembull Fitim Musliu është i pari në listë që u pranu e babai i tij ka qenë krye komisioner për inxhenierimin e teknikëve. E pashë që kish thënë diku që ai ka qenë më i miri. Edhe babai im me pas qenë gjallë kish thanë djali jem është më i miri. Tonëve ju doket fëmija i vet i mirë. Janë mbi 40 familjarë që janë pranuar aty. S’kanë shku te baxhanakët por vëlla, djalë”, tha ai.

Brahimi tregoi se në aplikacion ka bashkangjitur edhe certifikatën që është djalë i dëshmorit

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?