Djali i Netanyahut sulmon Katarin, e quan Emirin e vendit “Hitler modern”

Djali i Netanyahut sulmon Katarin, e quan Emirin e vendit “Hitler modern”

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka akuzuar rëndë Katarin, duke e cilësuar si burimin kryesor të urrejtjes kundër Izraelit dhe hebrenjve në mbarë botën. Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Yair Netanyahu shkruan se çdo hebre është në rrezik serioz, për shkak të fushatave të shpifjeve që, sipas tij, financohen nga […]

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka akuzuar rëndë Katarin, duke e cilësuar si burimin kryesor të urrejtjes kundër Izraelit dhe hebrenjve në mbarë botën.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Yair Netanyahu shkruan se çdo hebre është në rrezik serioz, për shkak të fushatave të shpifjeve që, sipas tij, financohen nga Katari.

“Çdo hebre në të gjithë botën është në rrezik serioz për shkak të dekadave të shpifjes ndaj hebrenjve dhe shtetit hebre. Kjo është ajo që po bën Katari, i cili inkurajohet nga miliarda dollarë të investuar në shtet,” – tha ai.

Në vijim, ai e krahasoi situatën me epokën e nazizmit në Gjermani.

“Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe nëna e tij, Sheikha Moza bint Nasser Al-Missned, janë Hitleri dhe Goebbelsi bashkëkohorë,” – shkroi djali i kryeministrit izraelit.

Deklaratat e Yair Netanyahut kanë shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe pritet të tensionojnë më tej marrëdhëniet tashmë të ftohta midis Izraelit dhe Katarit./Periskopi/

Të ngjashme
Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus