“Do të lyej me benzinë, unë e ti së bashku në ferr”: Kërcënohet me jetë gazetari Vehbi Kajtazi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. AGK-ja ka kërkuar reagim të shpejtë nga organet e rendit me qëllim që të ofrohet siguria për gazetarët, e në veçanti në këtë rast për gazetarin Kajtazi. Kajtazi është kërcënuar mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e […]

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

AGK-ja ka kërkuar reagim të shpejtë nga organet e rendit me qëllim që të ofrohet siguria për gazetarët, e në veçanti në këtë rast për gazetarin Kajtazi.

Kajtazi është kërcënuar mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Do të lyej me benzinë, ne të dy do të takohemi, e unë e ti së bashku në ferr”, ishin disa nga kërcënimet që Kajtazi ka marrë nga Driton Dobruna.

Lidhur me këto kërcënime, AGK-ja ka kërkuar reagim nga organet e rendit.

“AGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”.
AGK ka kontaktuar me gazetari Kajtazi dhe i njëjti tashmë ka njoftuar autoritetet përgjegjëse lidhur me kërcënimin serioz që ka marrë. AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Të ngjashme
Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve