Dodik: Do ta shpallim pavarësinë, kush dreqin është ambasadori amerikan?

Dodik: Do ta shpallim pavarësinë, kush dreqin është ambasadori amerikan?

Presidenti i entitetit të Republika Srpskas të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka përsëritur kërcënimin me shkëputje në rast se Përfaqësuesi i Lartë ndërombëtar, Christian Schmidt vendos një ligj mbi pronën shtetërore, raporton Klix.ba. “RS e pranon BeH vetëm brenda kornizës kushtetuese dhe nuk e pranon atë antikushtetuese. RS nuk do të japë autorizimin e saj […]

“RS e pranon BeH vetëm brenda kornizës kushtetuese dhe nuk e pranon atë antikushtetuese. RS nuk do të japë autorizimin e saj të drejtë për asnjë nivel, për asnjë ide që promovohet nga niveli global. Ne nuk po kërcënojmë asgjë. Thjesht po themi se nuk ka perfaqësues të lartë, se është fals, është imagjinatë, nëse një përfaqësues i larte fals guxon të jetë nën ndikimin e disave që mendojnë se çdo gjë është këtu, RS nuk do ta pranojë dhe ne do ta shpallim pavarësinë”, u tha ai gazetarëve në Banja Llukë.

Kur u pyet se kush do ta mbështeste pavarësinë e Republika Srpskas, Dodik tha se do ta mbështeste populli dhe se ulësja në Organizatën e Kombet të Bashkuara s’është e rëndësishme, përcjell Gazeta Express.

“RS ka një shkallë të lartë pavarësie. Duke folur hipotetikisht, RS nuk duhet të ketë një ulëse në OKB, ka të tjerë që e kanë”, shtoi ai.

Duke komentuar qëndrimin e Ambasadës Amerikane për festën antikushtetuese dhe thirrjet në prokurori për të hetuar shkeljen e ligjit, ai tha se atij nuk i pëlqen as 4 korriku, dita e pavarësisë së SHBA-së.

“Është ndërhyrje e ambasadorit amerikan. Çfarë lidhje ka ai, kush dreqin është? E kemi parë historinë e hetimeve”, tha Dodik.

Dy avionë luftarakë F-16, “Fighting Falcons” të Forcave Ajrore të SHBA kryen një stërvitje dypalëshe ajrore me ekipet JTAC nga Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane (SOF) dhe Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës (OSBiH) në zonën e Tuzlës dhe Bërçkos dje pasdite.

Ky mision u mbështet nga avioni amerikan KC-135 Stratotanker, i cili siguron furnizimin me karburant në ajër për avionët F-16 që fluturuan mbi territorin e entitetit të Republika Srpska-s në BeH.

Kjo stërvitje erdhi pas deklaratave të përsëritura nga Dodik se do ta shpallë shkëputjen e entitetit.

Forcat ushtarake të SHBA-së po i trajnojnë forcat e BeH edhe për aftësi të këmbësorisë, për të siguruar “një front të unifikuar për të penguar agresionin e mundshëm të armikut”.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja