“Dora kriminale e ndau nga ne policin më të mirë që kishte Kosova” – Kolegu i rreshterit të vrarë vjen me dedikim prekës

“Dora kriminale e ndau nga ne policin më të mirë që kishte Kosova” – Kolegu i rreshterit të vrarë vjen me dedikim prekës

Polici Muhamed Lika është vrarë mbrëmë me armë zjarri para banesës së tij në Kaçanik, ngjarje kjo tronditëse që ka shkaktuar reagime të shumta. Kolegu i tij, Naim Kodra, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku e përkujton Likën si një njeri të fjalës, një polic të përkushtuar dhe një atdhetar të palëkundur. […]

Polici Muhamed Lika është vrarë mbrëmë me armë zjarri para banesës së tij në Kaçanik, ngjarje kjo tronditëse që ka shkaktuar reagime të shumta.

Kolegu i tij, Naim Kodra, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku e përkujton Likën si një njeri të fjalës, një polic të përkushtuar dhe një atdhetar të palëkundur.

“Një dorë kriminale dhe tinzare e ndau nga ne njërin prej zyrtarëve policorë më të mirë që kishte Kosova. U nda nga ne Muhamed Lika”, shkroi Kodra, përcjell Periskopi.

Ai tregoi se vetëm pak kohë më parë ishin mbledhur bashkë në një iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ku kishin ndarë kujtime nga lufta dhe përditshmëria në Policinë e Kosovës.

Kodra shprehu keqardhjen që angazhimet policore nuk ua mundësuan një takim tjetër, duke theksuar se kjo mbeti nata e fundit që u panë.

“Do të të kujtojmë gjithmonë si shok, koleg dhe mbi të gjitha si një burrë që nuk e ndali asnjëherë kontributin për Kosovën. Pusho i qetë, Muhamed! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, përfundoi ai.

Vrasja e Likës ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Autoritetet janë duke hetuar rastin për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Kryeprokurori: Vrasja e rreshterit në Kaçanik mund të ketë qenë e planifikuar

 

Të ngjashme
Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve