Dorëzimi i Kurtit për targa: Çfarë pasoja na sjelli deri tash kokëfortësia e tij

Dorëzimi i Kurtit për targa: Çfarë pasoja na sjelli deri tash kokëfortësia e tij

Sonte, pas mbi 5 orë bisedime mes Besnik Bislimit e Petar Petkoviqit në Bruksel, me ndërmjetësim të Miroslav Lajçakut, u arrit një marrëveshje, që thotë se Serbia ndalon së lëshuari targat me emërtime të qyteteve të Kosovës, e në anën tjetër, Kosova ndalon gjitha veprimet rreth regjistrimit të automjeteve në RKS. Me një fjalë, targa […]

‘Nuk tërhiqemi nga e drejta legjitime’, është deklarata shumë e zakonshme e kryeministrit Albin Kurti sa herë është pyetur për çështjen e targave, që ndonëse çështje teknike, u kthye në problem madhor mes dy palëve tash e disa muaj, shkruan Periskopi.

Përpos rezistencës, Qeveria Kurti shkoi dhe shkallëzoi këtë vendim, duke renditur faza të qortimit e gjobitjes, duke vazhduar edhe më tutje. Amerika e BE i kërkuan menjëherë shtyrje të vendimit për 10 muaj, por Kurti vendosi të mos dëgjojë. Si rezultat, aleatët shprehën zhgënjim. Pra çka ndodhi…

-Prishje e raporteve me Amerikën e BE’në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS – Republika e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e Bashkimit Evropian që Kosova ta shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj.

Të njëjtin zhgënjim e kishin shprehur edhe nga Bashkimi Evropian. Por vulë i vuri deklarata e kësaj jave nga Joseph Borrell.

Ai ka thënë se do t’i njoftojë vendet anëtare të BE-së, për mos respektimin e detyrimeve nga palët, duke shtuar se “kjo vlen veçanërisht për Kosovën.

“Unë do të informoj Shtetet Anëtare të BE-së, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të detyrimeve të tyre ndërkombëtare ligjore, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ” – tha Borrell.

-Pezullim të procesit të liberalizimit të vizave

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale”, tha Presicenda çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.

-Dorëheqje të serbëve nga institucionet

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të veriut të Kosovës, pas takimit të jashtëzakonshëm të mbajtur  në Zvecan, kanë vendosur të braktisin të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë këtu Kuvendin, Qeverinë, gjyqësorin, policinë dhe komunat.

Sipas tyre, ky vendim vlen derisa Prishtina zyrtare të tërheqë vendimet, siç i quajtën ata të njëanshme, për targat dhe të tjerat, si dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit.

-Shtim të kërkesave për Asociacion

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, tha se serbët përmes dorëheqjeve janë duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit.

Sipas tij, serbët nuk duan ta kërcënojnë askënd, por duan vetëm të përmbushen të gjitha marrëveshjet e Brukselit, duke përfshirë formimin e Asociacionit, si dhe tërheqjen e vendimeve, siç i quajti ai të njëanshme, vendimin për targat etj.

Natyrisht të njëjtën kërkesë e përsërit Vuçiqi dhe jo vetëm. Edhe Amerika edhe BE.

-Zgjedhje të reja në veri, pra shpenzim buxheti

Si rezultat i dorëheqjeve, së shpejti priten zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat serbe, çka bën që t’i shkojnë buxhetit të vendit gogja do para.

Për arritjen e marrëveshjes ka folur edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

”I falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për angazhimin e tyre konstruktiv. Një falënderim të madh për Departamentit Amerikan dhe diplomacinë për mbështetjen e paçmuar”, shkroi Lajçak në Twitter.”

“Pas orëve të gjata, kemi arritur objektivin tonë: kemi një marrëveshje. Tash bisedimet intensive për normalizim të plotë mund të fillojnë”.

Se pala kosovare dhe ajo serbe kanë arritur marrëveshje lidhur me targat, ka konfirmuar fillimisht përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, shkroi Borrell në Twitter.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak dhe palët për punën e palodhur”, shtoi tutje ai.

Kryenegociatorët e dy shteteve janë takuar të mërkurën në Bruksel në një takim që ka zgjatur më shumë se gjashtë orë, në ditën e fundit të afatit shtesë për marrëveshjen mbi targat, para se Kosova të fillonte dënimin e shoferëve me targa ilegale në vetura./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
Uran Ismaili: Qeveria e Kurtit po më sulmon sepse PDK-ja në Prishtinë është rritur si asnjëherë më parë, këtë s'po munden ta përballojnë

Uran Ismaili: Qeveria e Kurtit po më sulmon sepse PDK-ja në Prishtinë është rritur si asnjëherë më parë, këtë s'po munden ta përballojnë

Kjo është lista e plotë e subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e 7 qershorit

Kjo është lista e plotë e subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e 7 qershorit

Nga vërshëllimi i himnit te kacafytja në fushë, ndeshja Shqipëri-Izrael bënë bujë në media

Nga vërshëllimi i himnit te kacafytja në fushë, ndeshja Shqipëri-Izrael bënë bujë në media

Vetëm 6 policë të “Shqiponjave” në operacion, si u organizua kapja e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Vetëm 6 policë të “Shqiponjave” në operacion, si u organizua kapja e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Presidenti francez arrin në Mal të Zi, pritet nga Milatoviq

Presidenti francez arrin në Mal të Zi, pritet nga Milatoviq

Kopshti i fëmijëve në Tiranë pajiset me materiale didaktike nga Comodita Home dhe UNICEF (VIDEO)

Kopshti i fëmijëve në Tiranë pajiset me materiale didaktike nga Comodita Home dhe UNICEF (VIDEO)

Armend Muja fshiu videon e projektit "inovativ" të ujitjes me dërras

Armend Muja fshiu videon e projektit "inovativ" të ujitjes me dërras

Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve