Dosja e Fajdexhinjve: “Nuk ni për kërkond hiç, keni me i bo paret”, për 120 mijë euro i kërkuan 240 mijë – dyshohet se viktima tentoi vetëvrasjen

Dosja e Fajdexhinjve: “Nuk ni për kërkond hiç, keni me i bo paret”, për 120 mijë euro i kërkuan 240 mijë – dyshohet se viktima tentoi vetëvrasjen

Personi Y (identitetin e të cilit e di redaksia), dyshohet se tentoi vetëvrasjen pasi ka deklaruar se është rrëmbyer dhe në vend të 120 mijë euro iu kërkua që t’i paguante 240 mijë euro. Atij dyshohet se “fajdexhinjtë” i kishin shkuar edhe në shtëpi duke e kërcënuar dhe i ishte thënë “nuk ni për kerkond […]

Dy ditët e fundit policia njoftoi për arrestimet që u bënë në disa lokacione të Kosovës për të goditur “grupet kriminale” që merreshin me veprimtari ilegale.

Për njërin nga rastet e përshkruara më lartë, Gazeta Express, ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore të Pejës, e punuar nga prokurori Ersan Qavolli, të cilit sot iu pranua kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve në afat prej 30 ditësh.

Anëtarët e familjes nga Prishtina me inicialet, V.P., A.P.,  dhe I.P., sipas dosjes së prokurorisë, angazhuan personin I.H., nga Peja., që përmes forcës ta detyrojnë Y dhe S.. me ua pagu 240 mijë euro, ndërsa këta për kryerjen e “kësaj pune” do ta paguanin të pandehurin I.H.., 40 mijë euro.

Në dosjen e Prokruroisë Themelore të Pejës thuhet se në takimin e datës 20 qershor 2024, mes viktimave dhe të pandehurve A.P., dhe I.H., ndër të tjera i pandehuri e pranon se investimi i tyre është 120 mijë euro, por nga të dëmtuarit kërkon që t’i paguajë 240 mijë euro “në të kundërtën do t’iu gjuajë bombë në shtëpi dhe i kërcënon në mënyra të ndryshme”.

I.H., i kërcënon të dëmtuarit me fjalë të ndryshme dhe kërkon të paguhet 240 mijë euro “sepse do të kenë problem me të dhe u drejtohet me fjalët “unë ua q* atë nonë”. “Nuk ni për kërkond hiç, keni me i bo paret”, vijon dosja e prokurorisë.

Gjithashtu në dosje ceket se e kanë “angazhuar personin tjetër”, përmes të cilit kanë rrëmbyer të dëmtuarin Y…

Nga përgjimi i telekomunikimeve, prokuroria thekson se se A.P., planifikonte krijimin e kartelave elektronike me qëllim tërheqjen e parave ilegalisht nga banka të ndryshme.

Aty theksohet se në shtëpinë e të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar edhe pajisje për prodhimin e kriptovaluatve. Të pandehurit pretendojnë se kanë miliona në Dubai, theksohet në dosje.

V,P., A.P., dhe I.P., po hetohen për veprat penale “Fajdeja”, “Rrëmbimi” dhe “Detyrimi”, ndërsa I.H., për veprën penale “Detyrimi”.

Të ngjashme
Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë