Dramë brenda LDK-së | Kërkesa e Hotit për “lidership të ri” s’pritet mirë nga krahu i Abdixhikut

Dramë brenda LDK-së | Kërkesa e Hotit për “lidership të ri” s’pritet mirë nga krahu i Abdixhikut

Avdullah Hoti dje kërkoi ndërrim të lidershipit në LDK. Kjo nxiti reagime të shumta nga zyrtarë brenda kësaj partie. I fundit ishte reagimi i nënkryetarit të komunës së Prishtinës, Florian Dushi. Dushi ka thumbuar Hotin duke e theksuar se “LDK ka nevojë për një unitet të të gjitha strukturave të saj për shkak edhe të […]

I fundit ishte reagimi i nënkryetarit të komunës së Prishtinës, Florian Dushi.

Dushi ka thumbuar Hotin duke e theksuar se “LDK ka nevojë për një unitet të të gjitha strukturave të saj për shkak edhe të zgjedhjeve lokale”

“Nuk është mirë që si informata për publikun të servohen sajimet e atyre që sillen korridoreve të LDK-së”, shkroi mes tjerash Dushi.

Kurse dje, vetë kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku  është përgjigjur vetëm me një fotografi, por zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë qenë të zëshëm kundër kësaj ideje.

E nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri  ka shkruar se LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë së saj.

Ai ka thënë se kryetari i LDK-së, Abdixhiku, ka ardhur nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik, e që sipas tij ishte Kuvend i përballimit të situatës së jashtëzakonshme, me frymë unifikuese e me rrugëtim të përbashkët.

“Ndonëse ishte një fushatë e jashtëzakonshme e një mobilizim i madh, rezultati nuk ishte ai që e deshëm. Por, duhet ta ritheksojmë një të vërtet të madhe se betejat e fituara nuk ta garantojnë luftën politike, e aq më pak betejat e humbura të atyre që sillen sikur LDK-së i ka ra morti”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Kurse nënkryetari tjetër i LDK-së, Imri Ahmeti, i ka quajtur qesharake deklaratat e Avdullah Hotit, i cili ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se është kërkesë për PR dhe jo reale dhe se lidershipin e LDK-së e kanë të zgjedhur për një kohë të gjatë.

“Është kërkesë më tepër për PR politik, se sa kërkesë reale, në fakt edhe qesharake. Janë strukturat e partisë, është Kuvendi, Këshilli i Përgjithshëm i partisë dhe kur të dojë ai dhe kur të dojë shumica e këtij Këshilli, këtij Kuvendi, mund të organizohet një kuvend i tillë. Mendoj që lidershipin e LDK-së e kemi të zgjedhur për një kohë të gjatë dhe nuk e kemi asnjë lloj kontesti. Individët janë individë”, tha Ahmeti.

Në fakt ai ka mundur që këto pakënaqësi t’i adresojë në organet e partisë e jo në media, i ka adresuar disa shqetësime por jo të nivelit të tillë çfarë i ka bërë sot”, theksoi ai për Gazeta Blic.

“Lërkesë qesharake” deklarimin e zyrtarit të kësaj partie, Avdullah Hoti, që të ndërrohet lidershipi i partisë e ka quajtur edhe nënkryetarja tjetër e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo ka deklaruar për KOHËN se strukturat e LDK-së i kanë dhënë dhe i japin mbështetje të plotë Lumir Abdixhikut si kryetar i partisë, duke shtuar se ai “e ktheu në trendin më të madh historik të ngritjes”.

“Si nënkryetare e LDK, deklaroj se kjo është kërkesë qesharake. Strukturat e LDK-së i kanë dhënë dhe i japin mbështetje të plotë kryetarit aktual të partisë, i cili partinë e mori me rënien më të madhe historike në 12%, dhe e ktheu në trendin më të madh historik të ngritjes (me 70% rritje)”, ka thënë ajo të martën.

Por në mbështetje të Hotit dhe në vijë me të doli ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu. Veliu përmes një shkrimi në Facebook thotë se lideri i partisë po e dërgon në ‘theqafje një familje të madhe politike’.

Ai madje i kritikoi edhe ata që po e mbrojnë liderin e partisë, Lumir Abdixhiku. Veliu tha se janë për keqardhje ta mbrosh dikë që një parti politike po e çon drejt degradimit.

“Të jesh i pafuqishëm të ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetës nuk është edhe shumë tragjike.

Është për keqardhje të detyrojnë, apo të vetë detyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe të dalësh publikisht e ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vite ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë”, tha ai.

Të ngjashme
Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, të akuzuarit dalin sërish sot para gjykatës

Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, të akuzuarit dalin sërish sot para gjykatës

Çka pritet të ndodhë në takimet e Trumpit me Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë?

Çka pritet të ndodhë në takimet e Trumpit me Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë?

“Lule Gjeli”, profili pro-VV që shan e sulmon opozitën, shfaqet në video të reja në Prishtinë

“Lule Gjeli”, profili pro-VV që shan e sulmon opozitën, shfaqet në video të reja në Prishtinë

Deliu-Kodra: Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave”

Deliu-Kodra: Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave”

“Familja pagoi 2,800 euro për t’i sjellë trupat në Kosovë”, Koci ngre disa pyetje për aksidentin tragjik në Shkup

“Familja pagoi 2,800 euro për t’i sjellë trupat në Kosovë”, Koci ngre disa pyetje për aksidentin tragjik në Shkup

KALLXO e shiti pseudonimin "Lule Gjeli" si identitet, Gashi arsyetohet se "i rrezikohej vendi i punës"

KALLXO e shiti pseudonimin "Lule Gjeli" si identitet, Gashi arsyetohet se "i rrezikohej vendi i punës"

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Jeta Xharra i reagon Ramës, e mbron artikullin e “Lule Gjelit”: Nuk kishte asnjë rrenë

Jeta Xharra i reagon Ramës, e mbron artikullin e “Lule Gjelit”: Nuk kishte asnjë rrenë

Abazi: Lule Gjeli duhet të dëshmojë para institucioneve për veprimtarinë e tij

Abazi: Lule Gjeli duhet të dëshmojë para institucioneve për veprimtarinë e tij

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme