Driton Selmanaj: Ia kemi falë Vetëvendosjes gjuajtjet me vezë e molotov për hir të vendit

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj i është kundërpërgjigjur deputetes së AAK’së, Teuta Haxhiut, e cila ia përmendi bashkëpunimin e kësaj partie me Vetëvendosjen, pavarësisht përplasjeve të së kaluarës – raporton Periskopi. Haxhiu ia ka përmendur Selmanajt molotovin me të cilin u sulmua madje edhe shtëpia e liderit të LDK’së, Isa Mustafa. Ky i fundit madje […]
Haxhiu ia ka përmendur Selmanajt molotovin me të cilin u sulmua madje edhe shtëpia e liderit të LDK’së, Isa Mustafa. Ky i fundit madje ishte sulmuar edhe me vezë nga deputetë të VV’së.
Selmanaj, për çudi tha se LDK’ja ia ka falur krejt këto veprime Vetëvendosjes.
“Krejt ua kemi falë për hir të këtij vendi. Edhe vezët edhe molotovin”, i tha Selmanaj Haxhiut./PERISKOPI












