Driton Selmanaj kërkon rinumërim të votave: Skema të organizuara për manipulim masiv të votave brenda subjekteve politike

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të votave: Skema të organizuara për manipulim masiv të votave brenda subjekteve politike

Driton Selmanaj i LDK’së, ka kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën dhe përsëritjen e votimit të mërgatësi, si në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe votimi përmes postës. Sipas thotë Selmanaj, nga ajo që po shihet deri më tani, votat në Qendrat Komunale të Numrimit, nuk kanë qenë në duar të sigurta, përcjell Periskopi. “Një proces […]

Sipas thotë Selmanaj, nga ajo që po shihet deri më tani, votat në Qendrat Komunale të Numrimit, nuk kanë qenë në duar të sigurta, përcjell Periskopi.

“Një proces i rregullt zgjedhor është përcaktues për të nxjerrë institucione demokratike. Çdo prekje e votës është vepër penale dhe si pasojë, abuzuesit duhet ta marrin dënimin e merituar.
Siç po shihet deri më tani, votat në Qendrat Komunale të Numrimit, nuk kanë qenë në duar të sigurta dhe rrjedhimisht rezultatet nuk e pasqyrojnë vullnetin e votuesve që kanë marrë pjesë në votime.
Edhe më keq është situata me votat e mërgatës.
Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike dhe rezultati i votave të mërgatës që kanë votuar përmes postës, kanë nxjerrë në sipërfaqe skema të organizuara për manipulim masiv të votave brenda subjekteve politike”, shkruan Selmanaj në Facebook.

Tutje, ai kërkon nga KQZ, Prokuroria dhe institucionet tjera kompetente, që në kuadër të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet që ta rikthejnë rregullsinë e procesit dhe me këtë abuzuesit të marrin dënimin e merituar.

“Mbrojta e rregullsisë së procesit ku përmes votës shprehet vullneti politik i qytetarëve tanë, është misioni më PATRIOTIK që sot mund t’i bëjmë vendit tonë. Pa asnjë dyshim Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta udhëheqë këtë mision!
Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën dhe përsëritja e votimit të mërgatës, si në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe votimi përmes postës, është e vetmja mënyrë që rikthen besimin e të gjithëve për këtë proces elektoral”, shkroi Selmanaj në fund.

Postimi i plotë:

Një proces i rregullt zgjedhor është përcaktues për të nxjerrë institucione demokratike. Çdo prekje e votës është vepër penale dhe si pasojë, abuzuesit duhet ta marrin dënimin e merituar.

Siç po shihet deri më tani, votat në Qendrat Komunale të Numrimit, nuk kanë qenë në duar të sigurta dhe rrjedhimisht rezultatet nuk e pasqyrojnë vullnetin e votuesve që kanë marrë pjesë në votime.

Edhe më keq është situata me votat e mërgatës.

Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike dhe rezultati i votave të mërgatës që kanë votuar përmes postës, kanë nxjerrë në sipërfaqe skema të organizuara për manipulim masiv të votave brenda subjekteve politike.

KQZ, Prokuroria dhe institucionet tjera kompetente, në kuadër të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet që ta rikthejnë rregullsinë e procesit dhe me këtë abuzuesit të marrin dënimin e merituar.

Vota e secilit qytetarë është e shenjtë dhe të gjithë pa përjashtim duhet të angazhohemi që ato të mbrohen me çdo kusht.

Mbrojta e rregullsisë së procesit ku përmes votës shprehet vullneti politik i qytetarëve tanë, është misioni më PATRIOTIK që sot mund t’i bëjmë vendit tonë. Pa asnjë dyshim Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta udhëheqë këtë mision!

Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën dhe përsëritja e votimit të mërgatës, si në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe votimi përmes postës, është e vetmja mënyrë që rikthen besimin e të gjithëve për këtë proces elektoral.

DEMOKRACIA PA SIGURINË E VOTËS, KA TJETËR EMËR!

Të ngjashme
Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve