Dronë dhe 20 ekipe në kërkim të helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Dronë dhe 20 ekipe në kërkim të helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Njëzet ekipe shpëtimi dhe dronë janë dërguar në zonën ku helikopteri në të cilin ndodheshin presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian u rrëzua të dielën, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA. Sipas një zyrtari iranian, helikopteri është rrëzuar në një terren malor. “Ne jemi ende me shpresë, por informacionet që […]

“Ne jemi ende me shpresë, por informacionet që vijnë nga vendi i përplasjes janë shumë shqetësuese”, tha zyrtari për Reuters.

Presidenti iranian dhe ministri i Jashtëm, së bashku me disa zyrtarë të tjerë, ishin në bordin e helikopterit duke u kthyer nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin kur avioni “u rrëzua gjatë uljes në rajonin Varzaqan të dielën”, raportoi IRNA English.

Sipas agjencisë, në zonën ku besohet të ketë rënë helikopteri janë dërguar 20 ekipe shpëtimi dhe dronë, por për shkak të mjegullës së dendur dhe terrenit malor, operacioni i kërkim-shpëtimit do të marrë pak kohë.

IRNA raportoi gjithashtu, duke cituar banorët vendas, se helikopteri u rrëzua në zonën e Pyllit Dizmar midis fshatrave Ozi dhe Pir Davood. Banorët thanë se dëgjuan zhurma nga zona.

Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha se një nga helikopterët në një kolonë u detyrua të bënte një ulje të vështirë për shkak të kushteve të motit me mjegull.

“Tani grupe të ndryshme shpëtimi po lëvizin drejt zonës, por duke pasur parasysh se ka mjegull dhe mot dhe kushte të papërshtatshme, mund të duhet pak kohë derisa të arrijnë aty ku është helikopteri”, tha Vahidi.

Ai shtoi se kishte pasur disa kontakte me pasagjerët në helikopter, por nuk kishte detaje të tjera.

Rrëzohet helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti iranian, Ebrahim Raisi

Të ngjashme
“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge