Duda Balje përveç Kurtit e zbulon edhe një takim me Sveclën për koalicion

Duda Balje përveç Kurtit e zbulon edhe një takim me Sveclën për koalicion

Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, e cila është edhe kryetare e partisë Bashkimi Socialdemokrat, ka thënë se do ndërmarrë hapa ligjorë ndaj analistit Sadri Ramabaja, i cili tha se “ka informacione se Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt”. Duke u përgjigjur ndaj deklaratave të Kryeministrit Kurti se disa deputetë të pakicave po shantazhohen […]

“U befasova dje dhe krejt çka mund të them është se familja ime ka folur me avokat dhe do të fillojmë procesin gjyqësor për deklaratat që ka pasë. Unë me thënë shumë haptas para krejt Kosovës. Unë për formimin e qeverisë kam pasë veç dy takime. Takimin e parë e kam pasë me zotëri Xhelal Sveçlën në Prizren dhe takimin e dytë e kam pasë me zotëri kryeministrin”, tha Balje.

“Unë jam në Kuvendin e Kosovës me votën e boshnjakëve, nuk mund të jem kundër boshnjakëve. Nuk jam unë e vetmja deputete që ka qit kushte para kryeministrit, kanë qit edhe partitë shqiptare, ka qit edhe zotëri Limaj. A është ai nën ndikimin e Serbisë pse ka lypë tri ministri dhe kryetarin e Parlamentit. Qysh veç unë dola, jo veç unë sepse ka thënë ‘disa’, por une s’e di kush janë ata, por emrin tim kanë përmendur dhe po dua të them provojeni”, tha Balje në një prononcim për Indeksonline, transmeton Periskopi.

Ajo tha se ajo ka zgjedhur Kosovën të jetojë dhe se s’mund të dalë kundër saj.

“Jo për shkak të Albin Kurtit, por unë s’jam kundër Kosovës për ansjë person këtu. Ky është shtet i jem. Ne shtet rezervë nuk kemi. Unë jam këtu me familjen dhe kam vendosur që të jetoj këtu dhe do të jem këtu”.

Balje tha se në takimet që ka pasë me Sveçlën dhe Kurtin ka qenë “shumë e sinqertë” në kërkesën për krijimin e një komune boshnjake në Kosovë.

Ajo tha se Kurti mund të shkojë në Reçan dhe të dëgjojë kërkesën e qytetarëve atje.

“Për katër vjet s’la folë për kërkesat e boshnjakëve. Nuk është kërkesë personale as e partisë, është kërkesë e boshnjakëve”.

Të ngjashme
Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë