Dy lëndë të reja pritet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese për ngërçin politik

Dy lëndë të reja pritet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese për ngërçin politik

Në një moment kur konstituimi i institucioneve të reja po ngec për herë të 49-të, dy lëndë të reja pritet të shpërthejnë në Gjykatën Kushtetuese për të zgjidhur këtë krizë institucionale. E para, nga presidentja Vjosa Osmani, është lënda që do t’i paraqitet Kushtetueses në rast se institucionet nuk konstituohen deri më 26 korrik. Gjatë […]

E para, nga presidentja Vjosa Osmani, është lënda që do t’i paraqitet Kushtetueses në rast se institucionet nuk konstituohen deri më 26 korrik. Gjatë konferencës së kësaj jave, Osmani paralajmëroi se do të ketë pasoja ligjore:

“Unë mund të bëj thirrje për dëmin, rreziqet që po përballen vendi nëse s’kemi konstituim… jam e bindur se si për çdo afat, edhe për këtë afat, nëse nuk respektohet duhet të ketë pasoja juridike. S’po flas për pasoja penale, po flas për juridike… Çka ndodhë me institucione nëse nuk konstituohen deri më 26 korrik?”

Ajo sqaroi: “Nëse… këtë vikend nuk ka institucione apo marrëveshje, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës.”

E dyta, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka të bëjë me një vendim të Gjykatës Supreme, e cila ka vendosur se deputeti dhe ministri në detyrë, Hekuran Murati, nuk mund të mbajë dy pozita njëkohësisht. VV-ja synon të apelojë këtë vendim në Kushtetuese.

“Betimin ministri Murati e ka bërë më 19 prill, udhëzimi është nënshkruar më 15 prill, janë tri ditë përpara, nëse s’e numërojmë 15 prillin. Është situatë e paqartë, sepse Gjykata Supreme ka shtuar diçka që nuk ezkiston në ligjin për Qeverinë.

Kur konstituohet Kuvendi, formohet Qeveria, nëse ministri Murati do të jetë sërish ministri, s’kemi vendosur mos më citoni, atëherë natyrisht që nuk do të jetë më deputet.

“Do ta ankimojmë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese sa më shpejt… përmes avokaturës shtetërore do të bëhet ankimimi”, tha ajo.

Pritet të shihet nëse Kushtetuesja do të pranojë rastet dhe do të vendosë për afatet dhe sqarimet e nevojshme./Periskopi/

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta