Dy protesta e presin Qeverinë në këtë javë, njëra prej tyre paralajmërohet se do të jetë masive

Dy protesta e presin Qeverinë në këtë javë, njëra prej tyre paralajmërohet se do të jetë masive

Dy nga Sindikatat më të mëdha në vend, ajo e Arsimit dhe e Shëndetësisë, pritet të protestojnë nesër dhe pasnesër në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët. Sindikalistët janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave dhe njëherit me mungesën e Kontratës Kolektive, e cila njihet si […]

Sindikalistët janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave dhe njëherit me mungesën e Kontratës Kolektive, e cila njihet si “Kushtetuta e punëtorëve”.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar një protestë masive me pjesëmarrjen e rreth 2,000 punonjësve të arsimit nga e gjithë Kosova, në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Protesta, sipas Jasharajt, do të jetë një reagim ndaj qasjes së gabuar të ministres dhe pasivitetit të saj ndaj kërkesave për përmirësimin e kushteve të punës dhe realizimin e Kontratës Kolektive.

“Do të shprehim pakënaqësinë tonë për ngritjen ironike të pagës dhe do të kemi një lutje për deputetët që ta votojnë nismën qytetare, për t’Iu kthyer të drejtat punëtorëve të arsimit, si kontribut dhënësve të arsimit të viteve ’90-ta”, tha Jasharaj.

Ai e kritikoi ashpër ministren Nagavci, duke thënë se ajo nuk ka arritur t’i përmbushë detyrat e saj si ministre dhe se nuk ka dalë asnjëherë për të shqyrtuar kërkesat e punëtorëve.

“Nagavci asnjëherë nuk doli të jetë ministre e Arsimit dhe të merrte në shqyrtim kërkesat tona, që duhet të realizohen gradualisht”, u shpreh Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut gjithashtu shprehu shqetësimin se një tjetër grevë si ajo e shtatorit të vitit 2022 është e mundur, për shkak të injorimit të vazhdueshëm të sindikatave nga Nagavci dhe Kurti.

“Uroj që mos të ndodhë greva e shtatorit të vitit 2022, kur i tërë arsimi shkollor ishte në grevë për fajin e Kurtit dhe Nagavcit, të cilët nuk e gjetën asnjë minutë për të biseduar me sindikatat”, tha ai.

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, ka njoftuar se sindikalistët e shëndetësisë do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës më 5 dhjetor 2024 për të kërkuar kushte më të mira për punonjësit e shëndetësisë.

Sipas Imerit, protestuesit, të cilët pritet të jenë rreth 100 persona, që kërkojnë që qeveria të bëjë hapin e parë për të krijuar një dialog social të vërtetë.

Imeri theksoi për “Front Online” se kërkesat sindikaliste kanë mbetur të mbyllura dhe se nuk është bërë asnjë përparim në disa çështje themelore, përfshirë mungesën e Kontratës kolektive dhe mospërputhjen e koeficienteve të kërkuar.

“Dialogu social është i mbyllur, nuk ka Kontratë Kolektive, nuk ka transparencë as në komisione e takime. Rritja e koeficientit që kemi kërkuar, ndër 2, as mos të diskutohet, Qeveria duhet të reflektojë,” deklaroi Imeri.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar mundësinë e një proteste të përgjithshme, që do të përfshijë të gjitha federatat dhe punonjësit nga sektorë të ndryshëm.

“Shpejt mund të vjen një protestë e përgjithshme me të gjitha federatat, me një numër të caktuar të punëtorëve, që t’ia bëjmë me dije qeverisë se nuk ka kurrë një mundësi pa u ulur për të biseduar,” tha Imeri.

Kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e shëndetësisë kanë qenë në fokus të protestave të shumta gjatë periudhës së fundit, me sindikatat që kërkojnë rritje të koeficienteve, përmirësim të kushteve të punës dhe një dialog të hapur me institucionet shtetërore.

Të ngjashme
Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë