Dy pyetjet që nervozuan Kurtin në konferencë për media

Kryeministrin Kurti e kanë nervozuar dy pyetje të gazetarëve në konferencën për media: “A do ta dëgjoni Amerikën dhe a po shkojmë drejt zgjedhjeve?” Për Amerikën ai tha: “A po kupton, nuk ndodhin këto gjëra. Nuk jemi na kështu në raporte me ShBA siç i përshkruani ju si gjyshi me nipin, nuk e di kush […]
Për Amerikën ai tha: “A po kupton, nuk ndodhin këto gjëra. Nuk jemi na kështu në raporte me ShBA siç i përshkruani ju si gjyshi me nipin, nuk e di kush po ua lexon se s’besoj që dini me i lexu kështu. SHBA-të i kemi miq dhe partnerë, miqtë dhe partnerët nuk shkruajnë aso komunikatash çfare cituat ju. Nuk ekziston raporti i tillë mes nesh. Partneriteti ynë me ta, aleanca jonë me ta, është aleancë që bazohet mbi vlera dhe qëllime të përbashkëta”, tha ai.
Për zgjedhjet Kurti tha: Zgjedhjet janë mbajtur në vitin e kaluar, sivjet zgjedhjet në Vetëvendosje, ndërkaq me datën 24 tetor është mbajtë edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, s’ka zgjedhje më. /Periskopi/












