Dyshime për evazion fiskal ndaj kompanisë ku është aksionar Martin Berishaj, në shënjestër djali i ish-deputetes së PS-së

Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, i dyshuar në përfshirjen e mega-skandalit ‘GEN Beograd’ ose afera më e dyshimtë energjetike në vendin tonë, figuron të jetë aksionar edhe në një kompani të majme në Shqipëri, qarkullimi i së cilës ndër vite, është miliona euro. Hisen në këtë kompani, ambasadori i Kosovës në Kroaci, z. […]
Në këtë kompani shumicën e aksioneve i ka, Alban Dubulla, djali i ish-deputetes së Partisë Sociali, Arta Dade.
‘Nacional Sha’ që disa vite organizon “Telebingon” shqiptar.
Prokuroria shqiptare ka vënë në shënjestër disa persona që lidhën më këtë kompani, nuk dihet nëse në mesin tyre është edhe zoti Berisha. Por emri i është përmendur vetëm aksionarit, Alban Duballa dhe disa personave tjerë për “Mospagimit të Taksave dhe Tatimeve”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara dhe pa licencë”.
Kjo pasi, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Alban Dabulla, ka vijuar aktivitetin e lotarisë “Telebingo”, për një afat 8 mujor duke mos pasur asnjë miratim license nga organet përkatëse.
Sipas raportimit të para një viti të mediave në Shqipëri , prej tre vitesh kompania “Nacional” e Alban Dabullës nuk dorëzi balance në Tatime, por dhe as nuk emëron administrator, i cili është autoriteti që lejon veprimet financiare.
Kompania “Telebingo” që zotërohet nga biznesmeni Alban Dabulla, rezulton me “Flamur të Kuq” të vendosur nga Qendra Kombëtare të Biznesit.
Sipas dokumenteve afati i emërimit të administratorit të “Nacional”, Olsi Agallijaj, ka përfunduar qysh prej datës 1 dhjetor 2018.
Sipas legjislacionit për procedurat tatimore dhe Udhëzimit Nr.24 të Ministrisë së Financave të Shqipërisë, kompania në fjalë duhet të kishte bërë emërimin e pasardhësit ose dhe shtyrjen e mandatit.
Çdo veprim financiar i kryer nga persona të tjerë, cilësohet i paligjshëm. Për më tepër, “Flamuri i Kuq” në kompaninë “Nacional”, përmbante shënimin se:
“Subjekti nuk ka depozituar pasqyrat financiare vjetore raportuese, mbajtja e të cilave sipas ligjit është e detyrueshme”.

Po sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, Telebingo Kombëtare, që në listën e rrogave të muajit Janar dhe Prill 2021, identifikohet me emrin “Nacional Sh.A”, rezulton të mos ketë në listë pagesë asnjë punonjës të deklaruar.
Gazetari raportonte se hetimi për kompanitë e biznesmenit ka nisur që nga viti 2016, ndërsa shton se ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila ka çuar një material në Prokurori për të hetuar në lidhje me evazionin fiskal.
“Njëra nga kompanitë që ka bërë evazionin fiskal apo fshehjen e të ardhurave, është “Telebingo Shqiptare”, që shfaqet çdo të diel në televizionin kombëtar. Është arritur që të konkludohet se nëpërmjet transaksionesh të dyshimta janë fshehur diku tek 5,6 milionë euro të ardhura. Janë detyrime që nuk janë paguar kundrejt ligjit. Në bazë të hetimeve nga Prokuroria është arritur konkluzioni se Alban Dabulla por edhe 19 bashkëpunëtorët e tij janë përfshirë në këtë skenë fiktive me qëllim për shmangur një seri transaksionesh të kryer nga kompanitë e tij. Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Tiranës më 22 dhjetor të këtij viti, me një kërkesë ku kërkon caktimin e masës së sigurisë ndaj Alban Dabullës dhe 19 persona të tjerë”, ka thënë Qyno.
Megjithëkëtë, nuk dihet nëse në mesin e këtyre 19 bashkëpunëtorëve është edhe emri i Martin Berishës.
Raportimi i fundit lidhur më këtë skandal ka qenë në Mars të vitit të kaluar.
“Pronari i “Telebingo Shqiptares”, Alban Dabulla, është paraqitur në prokurorinë e Tiranës, e cila e kishte thirrur për të dëshmuar rreth hetimeve që akuza e kryeqytetit po zhvillon ndaj tij për 4 vepra të ndryshme penale. Dabulla ka ngjitur shkallët e akuzës së Tiranës, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Mospagimin e Taksave dhe Tatimeve”, “Fshehjen e të ardhurave”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Organizimin e lotarive të palejuara dhe pa licencë”. Kjo pasi, nga hetimet e kryera dyshohet se Alban Dabulla ka vijuar aktivitetin e lotarisë “Telebingo” për një afat 8 mujor duke mos pasur asnjë miratim licence nga organet përkatëse. Mësohet se dosja penale që flet për rastin e abuzimit financiar me kompaninë “Telebingo”, po shkon drejt mbylljes së procedurave hetimore dhe se 23 personat që janë implikuar në skemën e mospagimit të taksave, do kalojnë si të pandehur në gjykatën e Tiranës”, shkruante “Ora News”
Tek “Nacional”, përveç Martin Berishajt e Alban Dabulla, si aksionar figurojnë dhe disa të tjerë.
Djali i ish-deputetes së PS-së, Arta Dado, Alban Dabulla është një biznesmen dhe pronar i kompanisë ‘Publikime Shqiptare’ Sh.PK, e cila boton gazetën e përditshme ‘Dita’. Ishte aksioneri mazhoritar i shoqërisë “Publikime Shqiptare LLC”, përpara se t’i shiste 10% të aksioneve Besnik Ramës. Është 70% pronar në kompaninë e basteve sportive Eurolive. Dabulla ka aksione edhe në kompanitë Celere, AB OVOV, Vapeks dhe Universiteti Dita. Ai është akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për lidhje me krimin e organizuar, akuza që i ka hedhur poshtë si i motivuar politikisht.
Pra, sipas Qendrës Tregtare të Biznesit, kompania “Nacional” është aktive dhe Martin Berishaj i cili është zyrtarë i lartë në Kosovë e që posedona 10 për qind të aksioneve, nuk e ka deklaruar këtë përqindje në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë.



RIKUJTOJMË MEGA SKANDALIN E GEN-it
Mediat sllovene e kishin zbuluar vitin e kaluar, një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.
Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, dyshohet që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, ku mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.
Planet TV slloven, pati raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.
Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar sot, tregon se në xhirollogarinë e MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MB Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.
Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.
Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro.
Ajo çfarë mund të konstatohet është që në të dhënat e regjistrimit të biznesit, MB Consulting, është edhe numri i njëjtë edhe emaili i njëjtë i z. Berishaj, të cilat ai i ka në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe në faqen e tij të Facebook-ut.
Televizioni Planet ka mësuar se kompania malazeze, ku pronar është Berishaj është themeluar vetëm 10 ditë përpara se të bëhej pagesa e parë e parave nga kompania GEN e Beogradit.”/Periskopi/
Lexo edhe:












