Dyshimet se pushteti ‘vodhi vota’ në Kuvend për Projektligjin për tekste shkollore: Opozita bojkoton Komisionin

Dyshimet se pushteti ‘vodhi vota’ në Kuvend për Projektligjin për tekste shkollore: Opozita bojkoton Komisionin

Dyshimet për një skandal të mundshëm në Kuvendin e Kosovës janë shtuar, pasi Qeveria Kurti më 7 mars solli Projektligjin për tekste shkollore. Në votimin që u bë në atë ditë, dyshohet se ky Projektligj kaloi pa i pasur votat e mjaftueshme. Madje, edhe vetë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca hodhi dyshime në disa momente […]

Sot, në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Rini dhe Sport, u shqyrtua Projekligji për tekste shkollore.

Ky komision u bojkotua nga opozita me arysetimin se nuk marrin pjesë në Komisionin për ligjin e kontrabanduar.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, miratoi rendin e ditës me asnjë votë kundër, ndërsa u miratuan amandamentet që janë ndryshuar përgjatë grupit punues. Ndërsa, nuk u caktua ndonjë datë tjetër për mbledhjen e radhës të Komisionit.

Çka dhe qysh ndodhi?

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, më 9 prill publikoi një video në profilin e tij në Facebook, ku akuzon Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes dhe Qeverinë për “vota të vjedhura në Kuvend”.
Kastrati ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj. Në këto pamje dallohet qartë se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60 që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt.Pavarësisht kësaj shkelje ligji u konstatua si i votuar”, tha deputeti Kastrati ndër të tjera.

Periskopi të enjten ka dërguar pyetje drejt Administratës së Kuvendit, megjithatë deri në publikimin e këtij shkrimi të njëjtit nuk janë përgjigjur, pavarësisht se e konfirmuan se kanë pranuar e-mailin.

Periskopi ka telefonuar edhe nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Saranda Bogujevci, ku fillimisht u lajmërua asistentja e saj duke na premtuar se do të kthej përgjigje në lidhje me këtë. Pas disa orësh, e njëjta na tha “po më vjen keq, po nënkryetarja nuk mundet me iu kthy përgjigje”.

Gjatë ditës së sotme, Periskopi ka tentuar të flas edhe me shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën, por e njëjta nuk i është përgjigjur telefonatës.

Teksa, Kryetari i Komisionit për Legjislacion, i cili njëherësh është edhe deputet i LVV-së, Adnan Rrustemi, na tha që t’i dërgojmë pyetje me shkrim. Pasi i dërguam pyetjet, i njëjti deri në publikimin e këtij teksti nuk është përgjigjur.

Se çfarë do të ndodhë me Projektligjin që dyshohet se kaloi në Kuvend me 60 vota, mbetet të shihet në vazhdim…/Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?