Dyshohet për akt të qëllimshëm, 6 viktima nga zjarri në një autobus në Kerzers

Dyshohet për akt të qëllimshëm, 6 viktima nga zjarri në një autobus në Kerzers

Policia dyshon për veprim të qëllimshëm – pesë persona të plagosur, tre në gjendje kritike. Dëshmitarët thonë se një person mund t’i ketë vënë zjarrin vetes brenda autobusit. Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në komunën Kerzers në kantonin Freiburg, ku një autobus postar është përfshirë nga flakët duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima dhe […]

Policia dyshon për veprim të qëllimshëm – pesë persona të plagosur, tre në gjendje kritike. Dëshmitarët thonë se një person mund t’i ketë vënë zjarrin vetes brenda autobusit.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në komunën Kerzers në kantonin Freiburg, ku një autobus postar është përfshirë nga flakët duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima dhe disa të plagosur, përcjell albinfo.ch.

Sipas Kantonspolizei Freiburg, qendra e alarmit është njoftuar rreth orës 18:25 për një zjarr në një autobus postar në rrugën Murtenstrasse në qendër të Kerzers. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, automjeti ishte tashmë plotësisht i përfshirë nga flakët.

Zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe për operacionet e shpëtimit, ndërsa zona u rrethua për arsye sigurie. Autobusi, i cili ishte nisur nga Düdingen drejt Kerzers, u dogj pothuajse tërësisht.

Policia konfirmoi se si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktimat ende nuk janë identifikuar. Mes të plagosurve janë pesë persona që ndodheshin në autobus dhe një person tjetër që kishte ndërhyrë për të ndihmuar. Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike dhe janë dërguar në spital.

Autoritetet dyshojnë se zjarri është shkaktuar nga një veprim i qëllimshëm njerëzor. Sipas disa dëshmitarëve dhe raportimeve nga persona të pranishëm në vendngjarje, një burrë dyshohet se ka derdhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda autobusit. Policia ka bërë të ditur se është në dijeni të këtyre pretendimeve, por nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme pasi hetimet janë në vazhdim.

Për familjarët dhe personat që mund të kenë informacione lidhur me ngjarjen, policia ka hapur një linjë emergjente në numrin 0800 261 700.

Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka tronditur komunitetin lokal. /Periskopi

Të ngjashme
SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar