Dyshohet për sulm terrorist në paradën e titullit të Liverpoolit

Dyshohet për sulm terrorist në paradën e titullit të Liverpoolit

Shërbimet e emergjencës kanë rrethuar zonën ku kaloi autobusi i Liverpoolit në paradën e titullit të Ligës Premier, pas raportimeve për një incident të rëndë.  Pasi ngritën trofeun të dielën në ‘Anfield’, yjet e Liverpoolit festuan titullin e 20-të të ligës me një paradë nëpër qytet, ndërsa lojtarët e Arne Slot u përshëndetën nga qindra […]

Shërbimet e emergjencës kanë rrethuar zonën ku kaloi autobusi i Liverpoolit në paradën e titullit të Ligës Premier, pas raportimeve për një incident të rëndë. 

Pasi ngritën trofeun të dielën në ‘Anfield’, yjet e Liverpoolit festuan titullin e 20-të të ligës me një paradë nëpër qytet, ndërsa lojtarët e Arne Slot u përshëndetën nga qindra mijëra tifozë që mbushnin rrugët. 

Por të hënën në mbrëmje, në rrjetet sociale u shfaqën imazhe dhe video që lidheshin me një incident tronditës në qendër të qytetit, ku u pretendua se një makinë kishte goditur këmbësorët në Water Street, pranë Dale Street.

Fotografitë, të bëra nga një pamje ajrore, tregonin një makinë të zezë në rrugë, me oficerë policie të pranishëm së bashku me një makinë zjarrfikëse, shkruan telegrafi.

Siç shihet në fotografitë që po qarkullojnë, disa ambulanca mbërritën shpejt në vendngjarje dhe pak më vonë, Liverpool Echo mori një deklaratë nga policia e Merseyside, e cila dha një përditësim dhe konfirmoi se një burrë ishte ndaluar në vendngjarje. 

“Aktualisht po merremi me raportime për një aksident trafiku rrugor në qendër të qytetit të Liverpoolit”, thuhet në deklaratë. 

“Na kontaktuan pak pas orës 18:00 sot, të hënën, më 26 maj, pas raportimeve se një makinë ishte përplasur me një numër këmbësorësh në rrugën Water. 

“Makina u ndal në vendngjarje dhe një mashkull është arrestuar. Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje. Do të publikojmë më shumë përditësime sapo t’i kemi”, kanë thënë policia. 

Një video e filmuar nga një ndërtesë aty pranë shfaqi disa këmbësorë që po goditeshin me shpejtësi njëri pas tjetrit, ndërsa tifozët e tmerruar shikonin atë çfarë po ndodhte./Periskopi/

Të ngjashme
Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës