Dyshohet se kompania ku punonte Durmishi u rekomandua kundërligjshëm për kontratë 440 mijë euroshe

Dyshohet se kompania ku punonte Durmishi u rekomandua kundërligjshëm për kontratë 440 mijë euroshe

Zv.ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, para se të ishte nëpunës i shtetit ka punuar në kompani private. Bëhet fjalë për NNP ”Sopi”, e cila përpos që kishte fituar katër tenderë nga komuna e Prishtinës dikur, tash e njëjta është rekomanduar  për kontratë  440 mijë euroshe nga MMPHI, edhe atë […]

Në CV-në e zv. ministër Durmishit shkruan se ai kishte punuar si menaxher në kompaninë NNP “Sopi” në vitin 2009 -2010, me pronar Naim Sopaj nga Suhareka. Pas kësaj, Durmishi ishte rehatuar si drejtor i  Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, në kohën kur udhëhiqte Lëvizja Vetëvendosje. Qysh në atë kohë, “Sopi” kishte fituar rreth katër tenderë nga Komuna e Prishtinës, të cilët kalonin vlerën mbi një milion euro.

Kompania e ish-pronarit të Hysen Durmishit është rekomanduar për kontratë nga MMPHI. Periskopi mëson se dyshohet se NNP ”Sopi” nuk i ka plotësuar  kriteret për t’u shpallur fitues, ndonëse kontrata nuk është lidhur akoma, meqë është pezulluar procesi pas ankesave.

Çka parasheh tenderi dhe çka kontrata?

“Ndërtimi i digave – Sistemi i monotorimit të digave ekzistuese dhe studimi i fizibilitetit për 3 diga të reja”. Kështu quhet tenderi i cili po mëton të lidhet nga ministria me disa kompani që kryejnë këso punësh.

Vlera e parashikuar e kontratës është 2 030 000,00 euro dhe për të do të lidhen katër kontrata ndaras.

Kontrata për lot 2 ka të bëjë me ndërtimin e Digës së Gragaçinës & Impianti i trajtimit të ujit, Studimi i Fizibilitetit (FS) dhe Vlerësimi i ndikimit Social Mjedisor (ESIA)

Për këtë tender, ministria ka marrë 8 oferta.

Para pak ditëve për kontratë janë rekomanduar këto kompani:

Lot 1 është rekomanduar  “Lorenco & Co” shpk ne një vlerë prej 699, 604.00 euro.

Lot 2 është rekomanduar “Naim Sopaj B.I” në një vlerë prej 440, 000.00 euro. Emri tregtar i kësaj kopanie është “Sopi”

Lot 3 është rekomanduar “Lorenco& Co” shpk. Në një vlerë prej 439. 000, 00 euro.

Lot 4 është rekomanduar “Eptisa Servicos De Ingeneria -Kosovo Banch”, në vlerë prej 442, 220.00 euro.

Pas shpalljes së fituesve, ministria ka marrë ankesa, por i ka hedhur poshtë ato duke e lënë në fuqi vendimin e vetë. Kompanitë më pas janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit -OSHP, dhe tenderi është pezulluar derisa ky organ të marrë një vendim tjetër.

 

Pse dyshohet se kompania nuk i përmbushi kriteret?

Ky tender ka të bëjë kryekëput me projektim.

Bazuar në ueb-faqen e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve -ARBK, kompania “Sopi”, aktivitet primar e ka “Prodhimi i produkteve prej betonit për qëllime ndërtimi”. Aktivitet sekondar e ka “Prodhimi i betonit të përzier, i gatshëm për përdorim”. Po ashtu, ka shënuar se kryen edhe rreth 20 aktivitete tjera, por asnjëra nga to nuk kanë të bëjnë më projektim, çka edhe lypset.

Kërkesë në dosjen e tenderit ka qenë që:  “Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi të mjaftueshme që ka kryershërbime të ngjashme (studimet e fizibilitetit, projektin ideor dhe projekt të detajuar dhe mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit të digës) të paktën dy kontrata.

Periskopi ka mësuar se kompania e rekomanduar për lot 2 “Naim Sopaj BI”, pra firma “Sopi”,  nuk e ka plotësuar këtë kriter ashtu siç e ka shkruar vetë ministria. Pra, duke ju referuar listës së projekteve, si dhe dëshmive me referenca, kompania fituese nuk ka ofruar dëshmi  të mjaftueshme që ka kryer shërbime të ngjashme (të paktën dy kontrata): studimet e fizibilitetit, projektin ideor dhe projekt të detajuar dhe mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit të digës. Mësohet se OE fitues ka ofruar kryesisht referenca për ndërtim të infrastrukturës kanalizime, rrugë, dhe të cilat janë më të vjetra se 3 vitet e kaluara. Siç ka mësuar Periskopi, asnjë referencë që ka ofruar OE fitues nuk është brenda periudhës së fundit 3 vjeçare, bile ka ofruar si dëshmi të referencave një faturë të vitit 1986.

Periskopi i është drejtuar zyrës për informim të MMPH-së për të parë referencat e paraqitura nga kjo kompani lidhur më kërkesën për projektime, por deri në publikimin e këtij artikulli ministria nuk ka kthyer përgjigje.

Pronari i kompanisë, militant i partisë në pushtet

Pronari i kompanisë fituese për lot 2, Naim Sopaj pos që ka qenë punëdhënës i zëvendësministrit, Hysen Durmishi, është militant i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Të paktën kështu mund të thuhet bazuar në publikimet që ai ka bërë në rrjetin social ‘facebook’, në dy llogaritë  që i posedon. Faqet e tija janë të mbushura me aktivistë të partisë dhe shpeshherë me fyerje e sharje në drejtim të figurave të partive tjera. Vitin e fundit, Sopaj i ka hequr disa prej fotografive, nga rrjeti sociale me figurat e LVV-së.

Një mosdurim të madh e ka ndaj gazetarëve, ndaj të cilëve kohë pas kohëve shfryhet me sharje. /PERISKOPI/

Disa nga postimet e zotit Sopaj:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?