E drejtë, e padrejtë, e bazuar, e pabazuar: A po ndërhynë politika në drejtësi duke komentuar vendimet e gjyqit?

E drejtë, e padrejtë, e bazuar, e pabazuar: A po ndërhynë politika në drejtësi duke komentuar vendimet e gjyqit?

Gjykata Themelore në Prizren, sot ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Islam Thaqi dhe Jetmire Vrenezi (deputete e Vetëvendosjes) për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit i ka dënuar me nga 3 vite burg dhe dy mijë euro gjobë.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit (emrat tjerë u liruan nga akuza) duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

E menjëherë pas këtij vendimi, kanë pasuar reagimet e eksponentëve të Vetëvendosjes.

Vet Islam Thaqi, ka komentuar shkurtimisht se ‘ka shkuar Lumezi por nuk qenka kthyer Elezi duke aluduar në prokurorin e famshëm që Kurti e kishte përdorur figurativisht emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore me shprehjen: “Le të shkojë Lumezi, le të kthehet Elezi’.

E pyetur nga gazetarët për rastin, më e rezervuar se Thaqi, ka qenë shefja e deputetëve të partisë Vetëvendosje, znj.Mimoza Kusari e cila ka thënë sei duhet konsultë sepse çështja është e ndjeshme dhe serioze’.

Për dallim prej shefes, më shpërthyes ishte deputeti Artan Abrashi që ia behu me një thënie të Martin Luther King, e stëpërdorur dhe e njohur gjerësisht në botë e cila thotë: “Padrejtësia diku është rrezik për drejtësinë kudo’.

Për njohësin e çështjeve juridike dhe komentuesin e mirë të tyre, zotin Ehat Miftaraj, një praktikë e tillë e komentimit të vendimeve gjyqësore si “të drejta, të padrejta, të bazuara, të pabazuara’ është ndërhyrje e partive politike në pavarësinë e gjyqësor.

Ai shkruan kështu:

“Komentimi i vendimeve gjyqesore (te drejta, te padrejta, te bazuara, te pabazuara) nga ana e partive politike eshte nderhyrje e drejteperdrejte ne pavaresine e sistemit gjyqësor”.

Tutje Miftaraj thotë se një shqetësim të tillë, vazhdimisht na e tregon raporti i progresit i Komisionit Evropian.

“Komisioni Evropian permes raportit te progresit jo rastesisht i potencon cdo vit si probleme serioze politizimin dhe nderhyrjet e politikes ne sistemin gjyqesor ne Kosove”, thotë Miftaraj.

“Padyshim se Vettingu ska alternative, por se me deklarata te tilla politike, partia ne pushtet nuk i ndihmon fare kerkeses popullore dhe nevojes per Vetting ne sistemin gjyqesor dhe prokurorial, perkundrazi po e demton ate rende”, thotë ai./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: