E konfirmuar: Plaçkitje në një argjendari në Suahrekë, plagoset një zyrtar policor

Një polic ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë në Komunën e Suharekës, shkruan Periskopi. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. I njëjti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur një një argjendari në Suharekë, ky siç tha ai dyshohet […]
Një polic ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë në Komunën e Suharekës, shkruan Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
I njëjti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur një një argjendari në Suharekë, ky siç tha ai dyshohet se pjesëmarrës janë katër persona.
“Sot rreth ores 15:45 është marrë informate së në Suhareke në një argjendari është duke ndodhur një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë në drejtim të patrullës, nga plumbat një zyrtar policer ka mbetur i plagosur, i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante, kanë mbledh prova dhe dëshmi nga informatat e para që kemi nga vendi i ngjarjes kanë qenë katër persona të armatosur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një automjet të pasagjerëve” ka thënë Bytyqi./Periskopi












