E kukushme: Mallkimi i Drake bëhet i frikshëm, dje Parisi humb 5-1 nga Lille (Foto)

E kukushme: Mallkimi i Drake bëhet i frikshëm, dje Parisi humb 5-1 nga Lille (Foto)

Pritja e Paris Saint Germain për titull u shtye edhe më shumë pasi u mposhtën bindshëm 5-1 nga vendi i dytë, Lille, në mbrëmjen e kaluar.

Skuadrës së Thomas Tuchelit i duhej veç një pikë që të bëhej sërish kampion i Francës – por ja që, e mori një turp të madh që ia përlyen titullin që pashmangshëm do ta fitojë. Trajneri i çuditshëm Tuchel e kishte futur një formacion të përçudshëm, me Dani Alvesin në qendër të mesfushës dhe me Julian Draxlerin në qendër të sulmit.

PSG-ja nuk i ka pësuar pesë gola në Ligue 1 prej vitit të largët 2000.

“Do të bëhemi kampionë, ama s’mund të humbim kështu,” tha Kylian Mbappe që kishte asistuar në të vetmin gol, të cilin e kishte shënuar z.Juan Bernat.

Ndërsa adresa e fajit po hidhet te lojtarët dhe trajneri, në fakt faji duket se qëndron te një reper kanadez me emrin Drake.

A keni dëgjuar për ‘Mallkimin e Drake-ut’ deri tash? Nejse, s’na intereson aq përgjigjja.

Kurdo që ky reper e takon një yll sporti, ai pëson humbje. Të paktën kështu shkruajnë mediet.

Universiteti i Kentuckyt dhe Toronto Rapters në basketboll gjetën humbjen, ashtu si Conor McGregor në luftë me Khabibin me mbiemër të vështirë.

Dhe në javët e fundit ky mallkim është shtrirë edhe në futboll me lojtarët si Pierre-Emerick Aubameyang, Jadon Sanchon dhe Sergio Agueron – që po shënonin e po shënonin para se ta takonin këngëtarin kanadez.

Por, tash viktimë ka rënë Layvin Kurzawa, ylli i PSG-së, që hyri në lojë nga banka në ndeshje me Lille e që e kishte bërë atë fotografi dy ditë më herët.

Shpërndaje në: