E patëm rrymën tonë, u ngrit çmimi i saj dhe u subvencionua nga Qeveria: Murati përball Komisionit Hetimor për energjinë

E patëm rrymën tonë, u ngrit çmimi i saj dhe u subvencionua nga Qeveria: Murati përball Komisionit Hetimor për energjinë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është para Komisionit Hetimor për Energji, ku po përballet me pyetje të shumta nga anëtarët opozitarë pjesë e këtij Komisioni.

Ja një pjesë e debatit mes tij dhe Abelard Tahiri, transmeton Periskopi:  

Abelard Tahiri: Gjatë periudhës që janë ngritë tarifat e energjisë elektrike, Kosova nuk është prekë nga kriza energjetike. Nga të dhënat që kemi marrë nga sinjalizuezit, konsumi jonë në atë kohë, është mbulu nga prodhimi i brendshëm.

Ne si opozitë kemi konsideru se ngritja e cmimit ka qenë e paarsyeshme dhe subvencionimi i energjisë poashtu ka qenë i paarsyeshëm.

Sa prej këtyre mjeteve që janë lëshu te Ministria e Ekonomisë, është bërë pagesë për muajt janar, shkurt, mars dhe prill?

Pra, sa është borxhi që Kosova ia ka KESC

Hekuran Murati: Sa i përket muajve dhe pagesës në tërësi, mund t’i kërkoni të dhënat se nuk i kam njëherë sepse nuk e mbuloj si fushë.

Si Ministri e Financave, roli kyç është të sigurojmë financimin e vendimeve dhe prioriteteve të qeverisë. Sa i përket formës, mekanizmave u takojnë akterëve përkatës që mbulojnë fushëveprimet e caktuara.

Abelard Tahiri: Ne e kemi të qartë arsyen e themelimit të këtij Komisioni, që janë nda mjete për subvencionim të energjisë, është ngritë cmimi i energjisë elektrike në kohën kur s’ka pasë import.

Ne po themi që në shkurt importi ka qenë 2.47%, në mars ka qenë 0.56, në prill 0.87%, kjo është periudha kur ne i hetojmë, na intereson me ditë, sa i përket përcaktimit të cmimit jep përgjegjësi ZRRE, por si ministër i financave, besoj që secila pagesë e ka një përshkrim të qartë për cka po bëhet, në kohën qe jeni pyet, s’ka qenë e përcaktume metodologjia, atëherë keni thënë se s’keni qenë i gatshëm të jepni përgjigje për këtë, tash më intereson në pagesat që janë lëshu, me cfarë përshkrimi, me cfarë arsyetimi janë bërë. Shpenzimet në Kosovë i kemi mbulu me Termocentralet tona,

Hekuran  Murati: Po mundohem ta sqaroj në parim, duke supozuar se shifrat i keni të sakta, duhet ta keni parasysh dallimin në cmim dhe si kjo ndikon, nëse cmimi i importit është 10% ky 2.47 përkthehet në 24.7 për qind të vlerës totale. /Periskopi

Shpërndaje në: