E tmerrshme: Punëtori i sigurimit e keqtrajton një qen në strehimoren e kryeqytetit, reagojnë nga Komuna

Një video ku shihet një qen duke u goditur nga një punëtor në strehimoren publike të qenve në Prishtinë, është publikuar nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve. Kjo organizatë tha se “ky veprim është mizor, i paligjshëm dhe absolutisht i papranueshëm” dhe se “nuk është një rast i izoluar, por një simptomë e qartë […]

Kjo organizatë tha se “ky veprim është mizor, i paligjshëm dhe absolutisht i papranueshëm” dhe se “nuk është një rast i izoluar, por një simptomë e qartë e një problemi më të thellë dhe sistematik brenda qasjes së Komunës së Prishtinës ndaj mirëqenies së kafshëve”.

“Komuna ka dështuar vazhdimisht në respektimin e dispozitave ligjore në fuqi për trajtimin dhe kujdesin e kafshëve, veçanërisht Ligjin Nr. 02/L-10 për Mirëqenien e Kafshëve dhe Udhëzimin Administrativ për strehimoret e kafshëve shoqëruese”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryetarit të Komunës së Prishtinës, i ka thënë Koha.net se personi që shihet në video është larguar nga kompania private e sigurimit ku po punonte, me kërkesë të përgjegjësve nga kryeqyteti.

“Personi në fjalë ka qenë i angazhuar përmes kompanisë private të sigurimit dhe nuk është kërkuar nga ai fare të merret me qentë. Personi tanimë ështe larguar nga kompania në fjalë me kërkesën e përgjegjësve nga kryeqyteti”, ka thënë ai.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve