Edhe dy tendere më shumë për dostin e Hysen Durmishit

Edhe dy tendere më shumë për dostin e Hysen Durmishit

“E kam shok, pronarin e kompanisë Bageri”. Kjo deklaratë e zëvendësministrit , Hysen Durmishi ka nxitur shumë reagime pasi u pa se ‘Bageri’ po merr kontrata në Ministrinë e Infrastrukturës. Edhe për dy tenderë të tillë, pronarët e kësaj firme janë shpallur fitues sot, shkruan Periskopi. “Për mirëmbajtjen investive të rrugëve Nacionale dhe Rajonale të […]

“Për mirëmbajtjen investive të rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitin 2022”, kështu quhet tenderi, që është i ndarë në tre lot (pjesë), ku janë shpallur fitues kompanitë:

“RSM Company” shpk & “Kosova Asfalt”, për lot 1 kanë paraqitur ofertë 774, 878, 15 euro. Kompania “Kosova Asfalt” është në pronësi të djalit të Bujar Shabanit, Valdrinit, ndërsa “RSM” vite më herët ishte themeluar në Kosovë, dhe në të ka qenë menaxher ish deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.

Lot 2 “Lika Trade” Shpk; “Lika Company” shpk më ofertë 1, 247, 604, 62 euro. Këto dy kompani janë në pronësi të Fadil e Sali Lika, dhe po shpërblehen vazhdimisht më kontratë.

Lot 3 “Bujar Shabani B.I; “Via Egnatia” shpk “Bageri” shpk më çmim të ofertës 558, 126, 58. Pronarë i kompanisë “Bujar Shabani BI” dhe “Bageri” është Bujar Shabani, dosti i zv. ministrit Dumrishi. Pronar në kompaninë “Via Egnatia”  është Genc Muçolli. Kjo kompani ka fituar lot në të gjithë tenderet prej që ka ardhë në këtë ministri VV-ja. Punë ka marr edhe në të kaluarën.  Para pak ditësh, Periskopi ka raportuar se kjo kompani ka qenë bashkë në konzorcium me kompaninë “Damstation Project” e cila ka qenë lider e grupit, ndërkaq ato kanë lënë pa asfaltuar një pjesë të madhe të rrugës në afërsi të Llapushnikut, në magjistralen Prishtinë -Pejë. Konkretisht, rruga ka mbetur vetëm e gërryer.

Vlera e parashikuar e kontratës e caktuar nga ministria “Për mirëmbajtjen investive të rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitin 2022”, është 3.596 710,00 euro. Kontrata është paraparë të përmbyllet për 60 ditë, pas nënshkrimit të saj.

Kriter kryesor ka qenë çmimi më i lirë i përgjegjshëm.

Ministria synoi t’ua humbë aftin për ankesë

Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, po sa të ngarkohet në e-prokurim, dokumenti: “Njoftim mbi vendimin e autoritetit kontraktues”, që ka të bëjë njoftimin operatorë të suksesshëm dhe ta pasuksesshëm, kompanitë e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në aftin prej 5 ditëve. Ato duhet të shohin dokumentacionin në këtë afat kohor dhe të përgatiten për ankesë brenda këtij afti.

Si duket, Ministria po e kurdis vazhdimisht këtë afat që t’ua humbë mundësinë e animimit kompanive. Kjo ngase çdo herë po e publikon rezultatin të premteve pas orës 15:00, ashtu siç e ka publikuar edhe sot në 15:28 h.

Pra afati i ankesave do të jetë 5 ditë. Kompanitë e ka pëknaqura, sot nuk kanë mundur të bëjnë kërkesë për rishqyrtim, nuk do të mundin as nesër e pas nesër, ngase ministria nuk punon. Megjithëkëtë, pesë ditësh numërohet edhe në vikend, kështu që ato do të mund të kërkojnë qasje në dokumentet e kompanive fituese dhe më pas të përgatiten për aneks vetëm dy ditë, të hënën dhe të martën.

Në garë për këtë tender kanë qenë 23 subjekte, si të vetme dhe në koznercium.

Në ditën kur janë hapur ofertat, Periskopi kishte publikuar një shkrim më titull: A është tenderi i Bagerit?

Pas ankesave që do të bëjnë kompanitë, mbetet të shihet se a i ka plotësuar të gjitha kushtet për të fituar këtë tender familja e dostit të zëvendësministrit. /Periskopi/

Të ngjashme
Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta