Edhe Haradinaj publikon fotot me Merkel dhe Macron (Foto)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka publikuar fotografitë nga fillimi i takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. Ai ka thënë se kjo është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasin hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro-atlantike. Për dallim nga zonja Merkel dhe zoti […]
Ai ka thënë se kjo është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasin hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro-atlantike.

Për dallim nga zonja Merkel dhe zoti Macron, Haradinaj duket paksa i tendosur në qëndrimin e tij.
Ky është përshkrimi i z.Haradinaj:
Pritje nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, në fillimet e takimit të nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perendimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.












