Edhe ministrja Arbërije Nagavci e “rehatoi” në heshtje vajzën në Ministrinë e Financave

Edhe ministrja Arbërije Nagavci e “rehatoi” në heshtje vajzën në Ministrinë e Financave

“Krejt dhe Drejt”, slogani me të cilin erdhi në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, po del të jetë shumë i saktë sa i përket nepotizmit. Punësimet familjare s’kanë të ndalur në qeverisjen e Albin Kurtit. Nipat, dajallarët, motrat, tezet, bijat… e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të LVV-së që e drejtojnë shtetin, po punësohen në institucione shtetërore […]

Nipat, dajallarët, motrat, tezet, bijat… e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të LVV-së që e drejtojnë shtetin, po punësohen në institucione shtetërore sikur ato të ishin pronë e tyre.

Në mënyrë krejtësisht të heshtur, vajzën e saj e ka punësuar edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërije Nagavci.

Demokracia.com ka mësuar se vajza e ministres Nagavci ishte punësuar në Ministrinë e Financave gjatë qeverisjes së shkurtër të LVV-së në vitin 2020.

Mirjeta Nagavci, vajza e ministres Nagavci, siç mësoi mediumi, tani është Zyrtare e Lartë për Koordinim dhe Asistencë të Komitetit për PPP dhe AP-ve në Ministrinë e Financave.

Në vitin 2020, në deklarimin e pasurisë si deputete e LVV-së, Arbërije Nagavci nuk e ka të deklaruar se vajza e saj merr pagë nga Ministria e Financave, por e njëjta nuk vlen edhe për vitin 2021.

Në formularin e pasurisë së vitit 2021 figuron edhe paga e fëmijës së saj si e hyrë nga Ministria e Financave.

Deklarimi i pasurisë në vitin 2020

 

Deklarimi i pasurisë në vitin 2021
Qeveria Kurti I nisi punën nga 3 shkurti i vitit 2020 dhe qëndroi në detyrë deri më 3 qershor 2020.

Ministër i Financave gjatë kësaj periudhe ishte Besnik Bislimi, për të cilin muaj më parë Demokracia.com raportoi ekskluzivisht se i ishte punësuar edhe motra në QKUK.

Demokracia.com ka tentuar të flasë me ministren Nagavci për të marrë më shumë sqarime rreth periudhës dhe mënyrës së punësimit të vajzës së saj, por ajo ka qenë e pa qasshme në telefon. Nagavci nuk i është përgjigjur as mesazhit të dërguar në numrin e saj të telefonit lidhur me punësimin e vajzës së saj.

 

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje