Edhe nën Qeverinë e Albin Kurtit, AKP vazhdon shitjen e pronave publike

Edhe nën Qeverinë e Albin Kurtit, AKP vazhdon shitjen e pronave publike

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot ka shpallur konkurs për shitjen e 55 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, përmes likuidimit. Ky veprim ka shkaktuar habi në opinion, duke qenë se Qeveria Kurti tashmë ka vendosur që të ndalohen shitjet e tilla. Madje kryeministri Kurti ishte shumë i zëshëm për shuarjen e kësaj ndërmarrje para se të […]

Sot gjatë ditës, AKP doli me njoftimin për shitjen e 55 aseteve, përfshirë toka, lokale, depo, supermarkete etj. Afati për aplikim është lënë i hapur deri më 15 qershor 2022, shkruan Periskopi.

Mirëpo, Qeveria Kurti në mars 2021 veçse kishte kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit  të pezullojë shitjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore.

Kësaj pastaj i ishte pëcjellë edhe vendimi tjetër i shkurtit të vitit 2022. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëzoi që AKP-ja të mos i vendos në shitje asetet që janë të identifikuara për të kaluar në Fondin Sovran.

Kujtojmë që gjatë fushatës zgjedhore, Kurti  në kuadër të programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje kishte premtuar  krijimin e Fondit Sovran, në mënyrë që gjitha asetet të kalojnë aty.

“AKP duhet të shuhet sepse do të ndërtohet fondi sovran. Nuk mundemi edhe AKP dhe fond sovran, a në zgjedhje ka fituar AKP dhe Banka Zhvillimore prandaj ne duhet ta shuajmë AKP-në. E për ta shuar atë duhet ta shkarkojmë bordin e AKP-së si hapa i parë drejtë shuarjes së AKP-së. Kuvendi ngarkon, Kuvendi shkarkon, Kuvendi ngarkon sërish, AKP shuhet dhe fondi sovran ngritët. Për këtë kanë votuar qytetarët dhe ne jemi në ngritje”, ishte një deklaratë e Kurtit.

Lidhur më këtë, një pyetje e ka shtruar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Çfarë po ndodh me Agjencinë Kosovare të Privatizimit?! Paska hapur valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera. A është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?!”, është reagimi i Hotit./PERISKOPI/

Të ngjashme
Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK