Edhe tre muaj afat të përcaktuar nga Kushtetuesja për Qeverinë Kurti që të ndryshoi nenet e ligjit të pagave

Edhe tre muaj afat të përcaktuar nga Kushtetuesja për Qeverinë Kurti që të ndryshoi nenet e ligjit të pagave

Partia në pushtet, thotë se ka vullnet politik për ndryshimin i ligjit të pagave brenda afatit kohor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, teksa kanë mbetur edhe tre muaj kohë. Por opozita nuk është optimiste për një iniciativë të shpejtë për ndryshim të këtij ligji. Sipas opozitës, Qeveri do të zvarrisë edhe këtë detyrë, ashtu siç […]

Partia në pushtet, thotë se ka vullnet politik për ndryshimin i ligjit të pagave brenda afatit kohor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, teksa kanë mbetur edhe tre muaj kohë. Por opozita nuk është optimiste për një iniciativë të shpejtë për ndryshim të këtij ligji. Sipas opozitës, Qeveri do të zvarrisë edhe këtë detyrë, ashtu siç bënë, sipas tyre, gjithmonë.

 

 

Derisa Qeverisë së Kosovës i kanë mbetur edhe katër muaj kohë për ndryshmin ose plotësimin e disa neneve për ligjin e pagave, ligjvënësit nuk kanë ndërmarrë ende ndonjë veprim në këtë drejtim. Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha tha se brenda partisë ka vullnet politik për ndryshimin e tyre.

“Duhet të kemi kujdes gjatë këtij procesi sepse nëse bëjmë plotësim ndryshime që përsëri shkaktojnë ndonjë pakënaqësi nuk është mirë të procedohet pa pas analiza të mirëfillta. Natyrisht që ne jemi të gatshëm, do të kontribojmë edhe në grupe punuese”, tha ai për rtv21.

 

 

Miratimi i Ligjit të pagave kishte shkaktuar një valë reagimesh, opozita dhe sindikatat e vlerësonin si jo të duhurin. Ndërkaq pas një analize edhe Gjykata Kushtetuese vlerësoi se disa nene të këtij ligji duhet të ndryshohen, andaj i dha Kuvendit 6 muaj afat për t’i bërë ato. Por opozita thotë që edhe pas këtij vendimi nuk shpreh optimizëm për ndryshime.

“I kemi thënë edhe kur e kanë sjell në Kuvend që ka pas gabime të shumta, ka pas pabarazi, është cënu e drejta e puntorëve në sektorin publik. Qeveria përsëri është duke u vonuar për t’a sjell në Kuvend ligjin e pagave. Do të ishte mirë të sillej sa më parë në Kuvend dhe të merrën mendimet e deputëtëve për të përmirësuar të gjitha të gjeturat që i ka evidentuar Gjykata Kushtetuese”, tha Bekim Haxhiu nga PDK-ja.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se neglizhenca e Qeverisë do të dëmtojë administratën publike.

 

 

“Janë vërejtjet e njëjta që janë thënë edhe në seancë plenare por padëgjushmëria e Qeverisë dhe mbi të gjitha edhe mosdialogu me sindikatat dhe me akterët e ndryshëm që kanë pas kundërshtime reale në atë që e ka ofru buxheti ka qenë detyruese prandaj edhe Gjykata Kushtetuese ka sjellur një vendim meritor. Por po e shohim një neglizhencë në këtë drejtim”, tha Armend Zemaj.

Ligji për Pagat në sektorin publik u dërgua në Kushtetuese nga Avokati i Popullit, pas 104 ankesave të dorëzuara nga punëtorë të fushave të ndryshme, organizata e asociacione.

Të ngjashme
Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona