Ekskluzive: Edhe zëvendësuesi i Nagip Krasniqit, ishte hetuar për korrupsion, dyshohet për një tender 1.6 milionë (dokument)

Ekskluzive: Edhe zëvendësuesi i Nagip Krasniqit, ishte hetuar për korrupsion, dyshohet për një tender 1.6 milionë (dokument)

Të martën gjatë ditës, Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka pezulluar nga puna kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi pas arrestimit nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për keqpërdorim me detyrën dhe autoritetin zyrtar, kurse në vend të tij është emëruar Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK. Mirëpo edhe […]

Mirëpo edhe ky i fundit duket se nuk i ka punët mirë me drejtësinë.

Në një dokument të siguruar nga Periskopi, thuhet se ndaj Kabashit në mars  të vitit 2022 kishin filluar hetimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, shkruan Periskopi.

Ai dyshohet se nuk e ka verifikuar nëse procedurat e zhvilluara për “Shitjen e Thëngjillit” në vlerën prej 1.6 milionë eurove kanë qenë në përputhje me ligjin në lidhje me aktivitetin e prokurimit.

Më këtë, ai ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Përparim Kabashi në cilësinë e u.d të Kryeshefit Ekzekutiv ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke aprovuar kriterin e çmimit minimal të këtij tenderi në kundërshtim me kontratat e kaluara për shitjen e thëngjillit  si dhe vlerën e thëngjillit në treg.

Me këto veprime, ai i ka shkaktuar KEK-ut humbje e cila sipas llogaritjeve del të jetë së paku 1.23 milionë euro, krejt kjo që të krijojë favore për vete dhe për të tjerët.

Bazuar në dokumente, tenderi për shitjen e thëngjillit është proceduar me një mori shkeljesh, por megjithatë Përparim Kabashi  si u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut ka nënshkruar një kontratë të dëmshme për shitjen e thëngjillit me Operatorin Ekonomik i cili ka ofruar ofertën më të lirë, duke eliminuar pa arsye ofertat me çmimin më të lartë të blerjes për afro 300 mijë euro, veprime që i kanë shkaktuar KEK-ut humbje prej mbi 1.53 milionë eurove.

Këto veprime bien në kundërshtim me Rregulloren për shitjen e aseteve, neni 3 pika 3.1 dhe 6, pika 6.2 dhe 6.3 dhe neni 9 si dhe LPP, neni 6.

Kujtojmë se javën e kaluar, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar mbi dyshimin për tri vepra penale atë të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”, ndërsa ndaj Krasniqit, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në afatj prej 30 ditësh./Periskopi/

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës