Ekskluzive: Ky do të jetë ndryshimi i vetëm në ndeshjet e Superligës dhe Kupës pasi të rikthehet aksioni

Ajo që dukej gati e pamundur javë më parë, është kthyer në realitet. Superliga e Kosovës në futboll, njejtë sikur top kampionatet evropiane, do të rikthehet në aksion në qershor, pas një pauze të gjatë për shkak të krizës shëndetësore me koronavirusin, shkruan Periskopi. Ditën e djeshme u konfirmua se futbolli në Kosovë rikthehet më […]
Superliga e Kosovës në futboll, njejtë sikur top kampionatet evropiane, do të rikthehet në aksion në qershor, pas një pauze të gjatë për shkak të krizës shëndetësore me koronavirusin, shkruan Periskopi.
Ditën e djeshme u konfirmua se futbolli në Kosovë rikthehet më 2 dhe 3 qershor, kur do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Drenicës, respektivisht Feronikelit dhe Ballkanit.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka konfirmuar për Periskopin se do të ketë vetëm një ndryshim në ndeshje – nga tre, tash do të lejohen pesë zëvendësime.
“Ndryshimi i vetëm është se do të lejohen nga pesë zëvendësime, si dhe do të ndiqen protokollet e parapara shëndetësore para dhe pas ndeshjeve,” tha Ademi për Redaksinë e Periskopit.
Përndryshe, ndeshjet e kthimit të gjysëmfinaleve të Kupës zhvillohen më 17 qershor. /Periskopi.com/












