EKSKLUZIVE: Presidenti Thaçi dorëzon në Kuvend Draft Rezolutën për Luginën e Preshevës (Dokument)

EKSKLUZIVE: Presidenti Thaçi dorëzon në Kuvend Draft Rezolutën për Luginën e Preshevës (Dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka dërguar Kuvendit për shqyrtim dhe miratim Draft Rezolutën për kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në një dokument ekskluziv të siguruar nga Periskopi, presidenti ka kërkuar që me miratimin e kësaj Rezolute shqiptarët e Luginës së Preshevës të bëhen pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. […]

Në një dokument ekskluziv të siguruar nga Periskopi, presidenti ka kërkuar që me miratimin e kësaj Rezolute shqiptarët e Luginës së Preshevës të bëhen pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, kërkohet që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të ngritët në çdo forum ndërkombëtar ku marrin pjesë përfaqësuesit të institucioneve të Kosovës.

Madje, Rezoluta kërkon që institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë të bashkëpunojnë për hartimin e një platforme të përbashkët për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në pikën 1 të kësaj Rezolute thuhet se institucionet e Kosovës obligohen të respektojnë vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, të shprehur në Referendumin e vitit 1992 si dhe me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Në këtë rezolutë, tutje thuhet se kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për vetë përcaktim janë kërkesa legjitime, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, janë kërkesa që kanë të bëjë me të drejta historike dhe politike, si dhe me të drejta të një popullate që dëshiron të jetojë e lirë si të gjithë popujt e Evropës.

Tutje, pika 3 e kësaj Rezolute thekson se kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë kërkesa që i ndihmojnë stabilitetit afatgjatë të rajonit dhe që kontribuojnë në vendosjen e paqes afatgjate të rajonit dhe hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Aty, pika 4 e Rezolutës kërkon që këto kërkesa të shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të mbështeten nga të gjitha organet dhe institucionet e Kosovës, pa asnjë dallim politik.

Në anën tjetër, aktualisht në Kuvendin e Kosovës, deputetët po diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në një seancë të jashtëzakonshme.

Draft Rezoluta e plotë, e siguruar ekskluzivisht nga Periskopi:

Të ngjashme
Haziri: Osmani e ka konfirmuar se nuk do të lejojë që emri i saj të shndërrohet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje

Haziri: Osmani e ka konfirmuar se nuk do të lejojë që emri i saj të shndërrohet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Gjermania kërkon qartësi mbi planin që aleatët e NATO-s të ndihmojnë me Hormuzin

Gjermania kërkon qartësi mbi planin që aleatët e NATO-s të ndihmojnë me Hormuzin

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

Rama ia kthen Muratit: Me punu s’po ja u don, me blloku çoheni edhe natën

Rama ia kthen Muratit: Me punu s’po ja u don, me blloku çoheni edhe natën

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Zbulohen detaje – Çfarë përmban marrëveshja 14-pikëshe SHBA-Iran?

Zbulohen detaje – Çfarë përmban marrëveshja 14-pikëshe SHBA-Iran?

PE i kërkon Shqipërisë të vendosë moratorium për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

PE i kërkon Shqipërisë të vendosë moratorium për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

22 mandate, kush nga PDK-ja siguroi ulëse në Kuvend?

22 mandate, kush nga PDK-ja siguroi ulëse në Kuvend?