Elez Blakaj del të jetë analfabet funksional që nuk di as shkrim-lexim: E refuzon Kurtin dhe e quan “seksere” (Foto)

“Shkon Lumezi, vjen Elezi” – është një ndër premtimet e z.Albin Kurti për zgjedhjet e 6 tetorit. Por, duket që ish-prokurori Elez Blakaj, që u bë i njohur për draft-aktakuzën në procesin e Veteranëve të Rremë, është një analfabet funksional që nuk di as shkrim-lexim. Ish-prokurori Blakaj u quajt “hajn i pulave” dhe “dezertor” nga […]
Ish-prokurori Blakaj u quajt “hajn i pulave” dhe “dezertor” nga kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shprehej se ikja e tij ishte e paarsyeshme dhe e rrezikonte procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Opinioni publik mezi priti një sqarim nga z.Blakaj në lidhje me kërcënimet që kishte marrë dhe në përgjithësi një panoramë mbi funksionimin e Gjyqësorit në vend. Por, qysh në letrën e parë të tij më 16 shtator të vitit të kaluar, Blakaj shpërfaqi një nivel tepër të dobët intelektual, me fjali që gëlonin nga gabimet drejtshkrimore, sintaksore e logjike.
I entuziazmuar me famën, z.Blakaj duket se u ngacmua sërish që të shkruante një tjetër letër. Dhe, edhe kësaj here, ai dëfteu problemet e tij me gjuhën shqipe që tregojnë se ai nuk arrin t’i strukturojë fjalitë që i mendon dhe për rrjedhë nuk arrin t’i kuptojë ato që i lexon.
Blakaj, siç mund ta shihni në letrën e tij të mëposhtme, ka problem të madh në përdorimin e shkronjës “ë”, me shenjat e pikësimit, me ndarjen e paragrafëve, me strukturën e fjalive dhe sidomos me qartësimit e kuptimit të tyre, shkruan Periskopi.
Në një paragraf të letrës së tij, z.Blakaj e refuzon ofertën e Kurtit për t’u kthyer në Kosovë për të marrë detyrën e Kryeprokurorit të shtetit, të cilën e ushtron aktualisht Aleksandër Lumezi.
“Lidhur me pozitën e Kryeprokurorit, të gjith e dim se ka kritere, rregulla dhe procedura të veçanta (sepse është pushtet i ndarë) dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund ta caktoj dikë në këtë pozitë sepse nuk është pjesë e ekzekutivit. Andaj, nëse dikush tejtër e ka kuptuar ndryshe dhe mendson se është e mundur, e ka plotesishtë gabim. Ashtu që sekseret mos të lodhen dhe as mos të frikësohen se nuk kanë nevojë të harxhojnë enërgji për ndonjë arsyetim, se Leken aty e kanë…” – shkruan Blakaj.
Nga fjalitë e mësipërme dyshojmë që z.Blakaj e refuzon por edhe e fyen Kurtin duke e quajtur “seksere” në gjininë femërore. /Periskopi













