Emri i Dardan Sejdiut për nënkryetar të Prishtinës shkakton përplasje në PDK

Emri i Dardan Sejdiut për nënkryetar të Prishtinës shkakton përplasje në PDK

Burime në PDK, i thonë Periskopit se emri i Dardan Sejdiut për pozitën e nënkryetarit të komunës së Prishtinës, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në parti. Kjo, pasi fillimisht për këtë post, u përfol emri i Blerand Stavilecit, ish-ministër dhe ish-deputet i PDK-së e më pas ai i Dardan Sejdiut, që nuk është pjesë e […]

***

Në fillim të këtij muaji, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, bëri të ditur se ka arritur marrëveshjen e koalicionit për qeverisje me PDK-në në Prishtinë.

Sipas saj, Partisë Demokratike, përveç disa drejtorive, do t’i takonte edhe posti i nënkryetarit të komunës së Prishtinës. Emri i përfolur për këtë post, ishte Blerand Stavileci.

Por ditëve të fundit, Periskopi merr vesh se në qarqet e PDK-së në qendër të partisë dhe të degës në Prishtinë, po lakohet edhe emri i Dardan Sejdiut, ish-deputetit të Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të PSD-së për deputet.

Sipas burimeve të Periskopit në PDK, ka disa figura në qendër të degës së partisë në Prishtinë, që kanë rekomanduar Dardan Sejdiun për pozitën e nënkryetarit ndërkohë që në qendrën e partisë, emri më i mundshëm për postin ishte Blerand Stavileci.

Burimet i  kanë thënë Periskopit se me emrin e Sejdiut për pozitën e nënkryetarit kanë shprehur pakënaqësi edhe figura të rëndësishme të PDK-së që udhëheqin degë të fuqishme të kësaj partie nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

“Anashkalimi i z.Stavileci që ka një histori të gjatë të kontributit në parti, përballë z.Sejdiu që ende as nuk është anëtar i partisë tonë, do të shkaktonte telashe në parti”, i tha një burim Periskopit.

Blerand Stavileci ishte shef i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ai ka udhëhequr ministri gjatë qeverisjeve të PDK-së me vendin, si atë të Zhvillimit Ekonomik e më vonë edhe Ministrinë e Bujqësisë.

Dardan Sejdiu e ka filluar karrierën politike në FER, për të kaluar më pas në Vetëvendosje e së fundmi në PSD, prej ku dha dorëheqje. Ai ka qenë nënkryetar i Prishtinës me qeverisjen e Shpend Ahmetit.

Në kohën sa ishte deputet i Vetëvendosjes, ishte kritik i madh i ish-liderëve të PDK-së, Hashim Thaçit e më vonë Kadri Veselit.

Gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, z.Dardan Sejdiu është përmendur si njeriu që qëndronte prapa udhëheqjes së fushatës së Uran Ismailit, ish- kandidatit të PDK-së për Prishtinën, por një gjë e tillë nuk u konfirmua asnjëherë.

Sa i përket komunës së Prishtinës, kujtojmë që para pak ditësh kryetari Përparim Rama, ka bërë të ditur emrat e drejtorëve të drejtorive që do t’i udhëheq LDK-ja. /Periskopi

Të ngjashme
LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin